LAJMI I FUNDIT:

Marsh kundër politikave të Trumpit për klimën

Marsh kundër politikave të Trumpit për klimën

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Washington për të dytën javë me radhë, për të kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump për ndryshimet klimatike dhe ambientin.

Ngjarja kryesore e protestave, u organizua më 29 prill, në Washington, ku dhjetëra mijëra persona marshuan pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hotelit ‘Trump International Hotel’.

Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre me propozimin e administratës Trump, për të shkurtuar fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Ambientit, një agjenci federale që harton ligjet për ambientin në SHBA.


Shtëpia e Bardhë gjithashtu është duke e konsideruar tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit, ku 190 shtete, përshfirë edhe SHBA-në, e kanë nënshkruar atë, me shpresën që të frenojnë ngrohjen globale.

Gjatë fushatës, Trump kishte thënë se ndryshimet klimatike janë “tallje”, që kishin për qëllim që t’i mundësojnë përfitime Kinës.

Përderisa në shumë qytete amerikane, qytetarët protestuan kundër politikave të Trumpit, presidenti amerikan, më 29 prill, mori pjesë në një tubim në Harrisburg, të Pensilvanisë për të shënuar 100 ditëshin në zyren ovale.

Fundjavën e kaluar, mijëra shkencëtarë kanë marshuar në Washington për të kritikuar politikat e administratës Trump për shkencën dhe kërkimet.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori