LAJMI I FUNDIT:

‘Marsala’, ngjyra e vitit 2015

‘Marsala’,  ngjyra e vitit 2015

Autoriteti i ngjyrës, Pantone, prezanton ngjyrën e vitit 2015.

Marsala, një tonalitet i ngjyrës vishnje që anon nga ngjyra e verës së kuqe, është zyrtarisht ngjyra e vitit 2015.

Sugjerimi është dhënë nga autoriteti botëror i ngjyrës, Pantone. Drejtoresha ekzekutive Leatrice Eiseman shprehet për këtë ngjyrë: “Marsala pasuron mendjen, trupin dhe shpirtin duke nxitur vetbesim dhe qëndrueshmëri.”


Pantone gjithasht ka stiluar një linjë portofolësh me këtë ngjyrë dhe një editorial me fotografi ku integrohet ngjyra në veshje, ushqim dhe dizajn interior. /Telegrafi/