“Marrja e turpit”
“Marrja e turpit”, Kështu e bënte lëmsh muhabetin, me humorin e tij të lezetshëm, daja Fisnik. Daja Fisnik nga “Familja moderne”. Dhe ne shkriheshim së qeshuri me këtë fjalim që nuk ishte aspak e domosdoshme të kishte një renditje apo kuptim. Mjaftonte toni! Mjaftonin gjestet! E populli qeshte! Dikush qeshte me lot! Shpesh nuk kuptohej në qeshte apo qante!
Daja ishte fenomenal në konfuzitetin e vet. Nganjëherë ngjante si në parlament!
Kjo ngjashmëri fatale ndoshta e mori në qafë serialin e famshëm, i cili u bë monoton duke e përqeshur politikën. U pa puna! Më tepër po na pëlqen kur politika po na përqeshë ne. Edhe kur na quan injorantë, ne e duartrokasim!
Ata qesh, na qesh! Kjo qeshje dhe hajgare kolektive s’ka çare pa përfunduar me lot – po thoshte një zonjë e moshuar dhe besëtyte!. Dhashtë Zoti të jenë lot gëzimi – urova nën zë!
Nejse! Ra parlamenti e i humbi lezeti edhe dajës Fisnik edhe familjes së tij gazmore. Një produkt tjetër i televizionit publik, transmetimet direkte të punës së ‘Parlamentit tu Kosovës’, po ia rrezikojnë “biznesin” dhe shkathtësitë oratorike dajës Fisnik.
“Marrja e turpit”! Qeshni mirë, e relaksohuni për ta përballuar pjesën tjetër, sepse kjo që pason nuk është aspak për të qeshur. Është për të qarë!
“Marre ju qoftë”, po thoshte nga foltorja e Parlamentit, kryeministri i vendit. Po u thoshte këtë deputetëve të një partie opozitare. Marre ju qoftë, sepse ata, nën UNMIK-istan paskan organizuar demonstrata ku u vranë dy të rinj nga radhët e protestuesve. Mon Balaj dhe Arben Xheladini kishin kujtuar që jetojnë në një vend demokratik dhe mund të protestojnë. Por në anën tjetër të veshur në hekur, e të mbështjellë me gomë të skaduar, policia e fiseve afrikane e bashibozuk nga krejt globi, nën emblemën e UN, po na e mësonin demokracinë.
Me plumba të hekurit, të mbështjellë me gomë. Të skaduar!
“Marre” u thotë kryeministri, organizatorëve?! Nuk u thotë marre, policëve rumunë! Atyre që hapën zjarr me fishekë të skaduar gome. Të cilët askush nuk i thirri kurrë në përgjegjësi!
Mesazhi duket i qartë! Sikur po donte të thoshte “marre ju koftë”, që me 14 janar dolët në Merdare të protestoni. Marre ju qoftë që e sollët punën t’ju rrahim “si gjon e gjalle”. Marre ju qoftë që na shtytë të rrahim gazetarë! Marre ju qoftë që na shtytë me rreh edhe të hendikepuar! Por këtë nuk e tha. Këtë e la të nënkuptohet. Ndoshta edhe nuk e kam kuptuar mirë!
Sidoqoftë, qytetarë të Kosovës, këndej e tutje, dijeni se të protestoni është marre! S’ka çka flitet këtu për të drejta kushtetuese. Ai që i thërret njerëzit në protesta është përgjegjës për të gjitha. Nëse ju rrah policia, nëse ju vret policia, përgjegjës është organizatori. Se policia është e shtetit. Shteti është i yni! Pra ju vet jeni përgjegjës para vetvetes. Vet po e rrehni vetveten. Marre me e pru punën e me e rreh vetveten! Oratori fantastike. Veç edhe me ia gjetur fijen, se tjetër behane s’ka.
“Marrja e turpit”- kishte me thanë daja Fisnik.
Ideja e parë që më erdhi në kokë menjëherë pas kësaj oratorie të shkëlqyer ishte se sa do të kenë qeshur familjet Balaj dhe Xheladini! Familjet e demonstruesve të vrarë me plumbat e gomës, të zhveshur deri në metal, me plumbat e skaduar në depot postsocialiste të Rumanisë e cila, për ndonjë arsye ende nuk po na njeh. Apo nuk kanë qeshur?! Apo u kanë shteruar lotët në pritje të drejtësisë!
Por, nëse na e ndalojnë të protestojmë, nuk munden të na ndalojnë të qeshurit! Edhe nëse na thonë se është marre! Ec e mos qesh me ta! Ec e mos qesh me argumentet e tyre! Ec e mos qesh me lot!!!
Kështu, mos e lëshoni transmetimin direkt në parlament! Atje ku shteti ynë bën hajgare me neve! Atje ku na quajnë injorantë, sepse nuk u besojmë atyre që para syve tonë i vodhën votat! Atje ku na quajnë faqezi, sepse jemi kuq e zi! Atje ku na sfidojnë përditë shijen e mirë dhe qytetarinë!
Sikur plumbat e gomës që përdorën policët rumun, janë zhveshur edhe fjalët në teatrin tonë politik ku rolet luhen nga vet kukullat. Janë brejtur fjalët më. Çdokush tashmë po e sheh metalin e ndryshkur të mbështjellë sa për sy e faqe me gomë. Hiç mos i mbështillni! Kot!
Fjalët janë zhveshur në parlament. Ka mbetur veç metali dhe tingulli i tij i ashpër.
Armiku është zbuluar përsëri! Qenka infiltruar në radhët tona pa e hetuar! Armiku po e keqpërdorë demokracinë! Armiku po e keqpërdorë lirinë! Rrjedhimisht mesazhi i qeverisë është mëse i qartë. Nuk ka demokraci për armiqtë. E armiqtë janë të gjithë që nuk mendojnë si ata. Armiq janë ata që mbulohen me batanije e shkojnë të takohen me serbë! Edhe ata që i zë policia me serbë edhe me suxhuk në kerr! S’ka pikë dyshimi! Skema e krimit është e qartë!
Kryeministri për dallim, nuk takohet tinëz me serbët! Nuk është injorant! Ai nuk mbulohet me batanije për të shkuar në takime sekrete! Ai shkon me aeroplan, në takime! Pastaj, ai ka buxhet edhe mund të kujdeset për nivelin! Në dogana nuk është raportuar që në bagazhet e kryeministrit të jetë gjetur suxhuk apo ushqime tjera siç po flitet për Albinin.
Qenka tradhti të bisedohet me serbët?!
S’ka diskutim! Albini është tradhtar! Kryeministri jo.
Albini nuk ka kontaktuar me serbët e duhur.
Psh. Albini nuk ka kontaktuar me Zvonkon!
Kryeministri i fton publikisht serbët për biseda. Dhe mirë bënë, natyrisht! Duhet biseduar me të gjithë! Por Albini duhet të kuptojë: s’ka bisedime nën batanije edhe me suxhuk! As me shlivovicë. S’ka hajgare me çështjen kombëtare! Veç shefi mundet të bëj hajgare.
Në parlament vlerësohet se rrinë ulur rreth 40 milionerë, e Albini e ka shitur banesën dhe ende s’ka dhënë raport para popullit se çka ka bërë me ato pare. Shumica e milionerëve s’kanë biznese të regjistruara. Ata s’janë të obliguar të japin raport. Ata kanë luftuar për këtë vend! Pastaj, vet e kanë pranuar: Me rrogë i kanë bërë!
“Qeshu rini qeshu, bota është e jotja…”!
Po vozisja nëpër borë, krejt i tendosur të mos rrëshqasë, dhe një refren i një kënge të harruar seç po më përvëlonte nëpër buzë!
Athua, Hamlet i çmendur, çka po ndodhë në Mbretërinë e Danimarkës?
Kurrë s’di!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos