Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai Shqipërisë, Edi Rama, edhe një herë kanë premtuar se do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve. Në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive që është mbajtur në Tiranë, ata kanë thënë se tregu i Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të konsiderohet si konkurrent, por si plotësues i njëra tjetrës.
Përderisa udhëheqësit e qeverive të të dyja shteteve premtojnë bashkëpunim në të gjitha fushat, ekspertët e çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Prishtinë, kanë pohuar se marrëveshjet e arritura deri më tash nuk kanë qenë të leverdishme dhe disa nga to nuk janë zbatuar.
Drejtori i Institutin për Studime të Avancuara GAP Agron Demi, thotë se është e rëndësishme që qeveritë e të dyja vendeve arrijnë marrëveshje bashkëpunimi, por barrierat edhe me tutje në aspektin e shërbimeve tregtare ekzistojnë.
“Ka shumë ngecje, të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur për shkak të neglizhencës ose mos formimit të grupeve punuese për t’i vazhduar tutje marrëveshjet të cilat janë arritur në nivel të qeverive. T’i përmend disa të cilat duhet të zbatoheshin nga mbledhja e fundit e dy qeverive po nuk janë zbatuar;është marrëveshja për uljen e tarifave të romingut. Po ashtu, ende nuk ka një progres të duhur lidhur me atë se si të shfrytëzohen burimet energjetike në të dy vendet”, thekson Demi.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ishte mbajtur në janar të vitit të kaluar në Prizren dhe ishte vlerësuar si mbledhje që ka vënë gurin themeltar për hapjen e një rruge të re për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor në këto dy shtete.
Por, Demi konsideron se të dyja qeveritë, si ajo e Kosovës, po ashtu edhe ajo Shqipërisë, duhet të krijojnë mundësi që sa më shpejt të realizohen marrëveshjet e arritura. “Të ketë konkretisht zbatim të marrëveshjeve dhe jo vetëm shfaqje të dy qeverive, ashtu siç po i shohim, vetëm për fotografi. Ajo çka mbetet problem është se ne të dyja vendet kemi një bazë të ulët të prodhimit dhe kjo e vështirëson tregtinë për shkak se nuk kemi edhe aq çka të tregojmë. Mallin që më së shumti ne e eksportojmë në Shqipëri është metalet apo skrapi. Njësoj edhe Shqipëria në Kosovë eksporton skrap”, tha Demi.
Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ndërkaq shpreson se takimi i cili është mbajtur të hënën mes dy qeverive do të jetë më produktiv nga ai i kaluari.
“Të dyja tregjet e plotësojnë njëra – tjetrën dhe nuk i konkurrojnë njëra – tjetrës në formë direkte. Kështu që pengesat të cilat lihen nga qeveritë e të dyja vendeve në tregtinë dhe qarkullimin e lirë të mallrave realisht nuk kanë kurrfarë kuptimi”, tha Zeka.
Marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar mes dy qeverive kanë qenë për bashkëpunim dhe lehtësimin e tregtisë dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës.
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, nga viti 2005 deri në vitin 2013, shuma e përgjithshme e importeve nga Shqipëria në Kosovë ka arritur mbi 581 milionë euro, kurse eksporti nga Kosova në Shqipëri kap shumën mbi 235 milionë euro.
Vlera e investimeve direkte nga kompanitë me pronarë shqiptarë të Shqipërisë në Kosovë është 104 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar