Qeveria e Republikës së Kosovës dhe KfW (Banka Gjermane për Zhvillim) nënshkruan sot Marrëveshjen për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin Komunal.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë Christoph Tiskens, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, si dhe Kryetarët e Komunave përfituese, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, si dhe kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa.
Ministri i Financave Avdullah Hoti Andaj, duke falënderuar Qeverinë Gjermane, BE-në dhe KfW për bashkëpunimin e shkëlqyer të ofruar gjatë të gjitha këtyre proceseve, bëri të ditur se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë qytetarët e komunave e Gjilanit, Gjakovës, Prishtinës dhe Ferizajt.
“Kjo marrëveshje vijë në sajë të bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që kemi me shtetin Gjermane dhe BE-në. Marrëveshja për këtë projekt kap vlerën prej 7.5 milionë euro, ku 5 milionë euro janë grant; 2.5 nga Qeveria Gjermane dhe 2.5 nga WBIF; pjesa e kredisë përfshin vlerën prej 2.5 milionë euro nga KfW-ja me një grejs periudhe 3 vjeçare dhe me afat amortizimi deri në vitin 2028, me këste që paguhen dy herë brenda vitit”, shtoi ministri Hoti.
Ministri Hoti gjithashtu tha se “Marrëveshja për këtë projekt edhe më tutje konfirmon përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikë së Kosovës, pasi që nga ky projekt direkt do të përfitojnë institucionet më të rëndësishme të këtyre qyteteve, siç janë shkollat fillore dhe të mesme dhe shëndetësia primare”.
“Vlen të theksohet se kjo marrëveshje vije pas nënshkrimi të marrëveshjes me Bankën Botërore për të njëjtin qëllim për nivelin qendror, i cili njëherit paraqet edhe synimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe miqve ndërkombëtar drejt përmirësimit të sistemi të energjisë, si një sektor kyç për zhvillimin e vendit dhe inkuadrimin e mëtutjeshëm në strukturat ndërkombëtare”, shtoi ministri Hoti.
Ndërsa, Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë Christoph Tiskens, tha se “Qëllimi i këtij programi është përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e komunave të Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt dhe është i bazuar në studimin e fizibilitetit i përfunduar në vitin 2012 dhe i financuar nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor ku janë identifikuar 30 ndërtesa në komuna të ndryshme që kanë nevojë për rehabilitimin e masave të efiçiencës energjetike, në ndërrimi i dritareve, izolim, sisteme të ngrohjes, të shkollave, kopshteve të fëmijëve, spitaleve dhe qendrave mjekësore. Kostoja e implementimit është rreth 7.5 milionë euro”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
Po vjen kriptovaluta e re, PayPal planifikon lansimin e valutës së saj digjitale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij