Maqedonia në tehun e destabilizimit
Çfarë të thuhet pas ekspeditës spektakulare dhe ndëshkuese të policisë së FYROM-it për kinse zbulimin dhe arrestimin e 20 shqiptarëve? Ekspeditat e tilla kishin ndjellë frikë dhe tmerr, si ndaj familjarëve të tyre, ashtu edhe ndaj banorëve tjerë, duke ngritur tensionin ndëretnik në përmasa brengosëse.
Padyshim se ky spektakël i Qeverisë së FYROM-it është identik me atë të vitit 2001, të organizuar nga ish-kryeministri i atëhershëm Lube Boshkovski, me vrasjen e disa shtetasve të huaj në periferi të Shkupit (kryesisht nga bota islame, për të njëjtat motive). Dhe, jo më larg se dy muaj më pas kishte plasur konflikti ndëretnik në këtë vend.
Ky reprizim i ngjarjeve pa mësuar asgjë nga e kaluara rrezikon këtë vend ta zhbëjë nga harta e gjeografisë së sotme.
Kurrsesi nuk mund të arsyetohet krimi ndaj pesë të rinjve, por qytetarët dhe bota demokratike nuk duhet të lejojnë që ky rast të përdoret për manipulime të skajshme nga një Qeveri e papërgjegjshme.
Qeveria e tanishme e ashtuquajtur nacionaliste, e cila për fat të keq ka në përbërje një parti shqiptare BDI – e cila pretendon se është trashëgimtare e konfliktit të vitit 2001 – është shndërruar në një marionetë në duar të shërbimeve të fshehta të huaja. BDI është futur në një valle për të cilën nuk ka haber se ku mund ta shkojë. Dalja nga kjo lojë do të ishte sado kudo një satisfakcion moral për t’i mbrojtur edhe ato pak vlera që kishte në të kaluarën.
Arsyetimi i Qeverisë së FYROM-it se përgjegjës për krimin në Smilkovicë është i ashtuquajturi grup islamik radikal që ka luftuar kundër NATO-së – si në Afganistan, Libi, Irak dhe vendet tjera – nuk do mend sa është banal dhe pa ndonjë fakt bindës për opinionin e gjerë. Të njëjtat fakte janë prezantuar më 2001 ndaj të ashtuquajturve muxhahedinë pakistanezë, që kishin ardhur në FYROM për destabilizim të këtij vendi. Kjo tregon se sa është tragjikomike kjo mendje e njerëzve që udhëheqin me këtë vend dhe për çfarë pasoja janë të përgatitur këta kur faturat më shumë do t’i paguajnë qytetarët e këtij vendi.
Tani, kur së shpejti kemi Samitin e NATO-së në SHBA, për të dëshmuar lojalitetin e madh kjo Qeveri ka prodhuar një spektakël duke sakrifikuar qytetarët e vet. Ky vend përfundimisht duhet të rishikojë politikën e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj pakicave tjera, ndryshe nuk do të ketë të ardhme. Marrëveshja me shqiptarët është alternativë e vetme për ruajtjen e këtij shteti, në të kundërtën ky shtet shumë shpejt mund të shpërbëhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës