LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me 5,7 miliardë euro borxh

Maqedonia me 5,7 miliardë euro borxh

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, borxhi i jashtëm bruto në fund të korrikut, ka qenë 5 miliard e 721 milion euro

Banka Shtetërore Maqedonase informoi për rritje të borxhit të jashtëm të shtetit për 500 milionë euro vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, duke shkuar në 5,7 miliardë euro ose 71.66 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (GDP). Sipas Bankës, ky borxh kryesisht është rritur nga kreditë dhe huamarrjet e realizuara nga ana e Qeverisë maqedonase.

Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, tha se borxhi i jashtëm nuk është shqetësues. Ai thotë se ndonëse borxhi duket i lartë, nuk ka rrezik, por përkundrazi është strukturë e dëshiruar.


“Pjesa e madhe e borxhit bie në këto dy pozita, kredinë tregtare – rritja e së cilës tregon rritje të marrëdhënieve të jashtme tregtare, që gjithsesi është pozitive, dhe huazim tek kompanitë në vendet e huaja – që në fakt janë investime të huaja të drejtpërdrejta që duam t’i kemi sa më të shumta”, deklaroi Bogov.

Nga ana tjetër, rritja e borxhit të jashtëm për 6 muajt e parë nuk përfshin edhe euro-obligacionin, që do të thotë se në 7 muajt e parë, borxhi i jashtëm është rritur gjithsej për 1 miliard euro.

E keqja e vetme e kësaj, siç raporton Alsat-M, është se rritet edhe borxhi i Qeverisë, pas të cilës, kreditë shpenzohen për rroga, pensione dhe asistenca sociale më të larta.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, borxhi i jashtëm bruto në fund të korrikut, ka qenë 5 miliardë e 721 milionë euro. Nëse në të shtohet edhe borxhi i muajit korrik, prej gjysmë miliardi eurosh, atëherë shuma rritet në 6 miliard e 241 milion euro, ose 77 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Vendor.