LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia fton bizneset që të braktisin Kosovën

Maqedonia fton bizneset që të braktisin Kosovën

Qeveria e Maqedonisë po i josh bizneset që të lënë Kosovën dhe të bartin prodhimin e tyre në Maqedoni. Kjo fushatë e Maqedonisë vjen në kohën kur bizneset kosovare janë në një krizë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

Fillimisht Shkupi zyrtar i ka targetuar bizneset që janë anëtare të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, pjesë e së cilës janë bizneset më të mëdha në Kosovë.

Fatos Mustafa, shef i Zyrës ndërkombëtare për Shqipëri dhe Kosovë, që është pjesë e Agjencisë për Investime të Huaja në Maqedoni, u ka shkruar të gjithë anëtarëve të OEAK-ut, duke u dërguar materiale propagandistike së bashku me një listë të gjatë të lehtësirave që i përfitojnë bizneset që investojnë në këtë shtet, shkruan Koha Ditore.


“Qeveria e Maqedonisë çdo investitori i ofron ofertë të veçantë, si dhe çdo kërkesë të investitori të huaj maksimalisht mundohet ta plotësojë. Nëpërmjet këtyre projekteve/beneficioneve mundeni më lehtë t’i zgjeroni aktivitetet e tuaja në Maqedoni”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori