Përkundër një numri të madh të promotorëve ekonomik si dhe udhëtimeve të shumta të delegacioneve qeveritare për tërheqjen e investitorëve të huaj për të promovuar vendin si oazë e investimeve të huaja dhe lehtësimeve të shumta fiskale, investimet e huaja direkte në pesë vitet e fundit shënojnë rënie të vazhdueshme.
Të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë(BPM) për 9 muajt e parë të vitit 2016, tregojnë se investimet e huaja shënojnë një shifër prej 199 milionë euro, që në raport me Bruto Prodhimin Vendor është 0,4 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët gjatë viteve të kaluara. Investimet huaja në Maqedoni, sipas ekspertëve ekonomik, do të ishin edhe më të ulëta se ato të tanishmet nëse Maqedonia nuk do të ofronte edhe lehtësime të shumta fiskale.
Besnik Fetai, profesor dhe ish ministër i Ekonomisë, thotë për KOHA se edhe përkundër përpjekjeve të shumta të Qeverisë për të tërhequr investitorë të huaj duke u ofruar atyre lehtësime fiskale, Maqedonia edhe më tej mbetet vendi me më pak investime të huaja në rajon. “Sikur të mos ishin subvencionet që shteti u jep investitorëve të huaj do të kishim një numër më të vogël të investimeve të huaja.
Faktorë tjetër se pse investimet e huaja në Maqedoni, në veçanti në 5 vitet po bien nga viti në vit, është për shkak të ambientit të rënduar në biznesbërje, burokracisë, korrupsionit, mosfunksionimit të gjykatave dhe riskut të lartë politik”, thotë Besnik Fetai, ekspertë ekonomik.
Edhe profesori tjetër universitar Marjan Petreski, konsideron se modeli për tërheqjen e investimeve të huaja duke u ofruar atyre lehtësime të shumta fiskale nuk ka dhëne efektin e duhur që të kemi rritje të investimeve të huaja, por përkundrazi në vazhdimësi të kemi ulje të investimeve të huaja.
“Tërheqja e investimeve të huaja duke u ofruara atyre lehtësime të shumat fiskale nuk ka dhënë efektin e duhur të gjenerojë vlerë të mjaftueshme të shtuar që të mundet ta absorbojë kontingjentin e madh të fuqisë punëtore që është e papunë. Ky koncept aktual ka së paku dy probleme kryesore, e para është vlera e shtuar të cilën e krijojnë investimet e huaja direkte, dhe e dyta, jo transparenca e subvencionimit të tyre. Në fakt, pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte të tërhequra shtojnë vlerë të vogël në Maqedoni, gjegjësisht kanë eksport të madh, mirëpo kanë edhe import të madh.
Ato shumë pak janë të lidhura me ekonominë e vendit, kryesisht për shkak të dallimit akoma shumë të madh teknologjik ndërmjet tyre dhe firmave të vendit. E kjo është kështu për shkak se strategjia për tërheqjen e investimeve të huaja direkte u bazua në tërheqjen e teknologjisë së lartë.
Nëse në vend të kësaj, fokusi do të vendosej në tërheqjen e fabrikave nga industria ushqimore, e konservimit, e qumështit dhe e metalit, atëherë ato më lehtë do të mund të lidheshin me firmat e vendit, gjegjësisht të bëheshin furnizuese të tyre, dhe në atë mënyrë do të krijohej një efekt i shumëfishtë mbi ekonominë tonë”, thotë profesori Petreski.
Në anën tjetër, të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se nga vendet e Ballkanit, Serbia dhe Shqipëria kryesojnë për tërheqjen e investitorëve të huaja gjatë pesë viteve të fundit. Kështu, këto të dhëna bëjnë të ditur se në vitin 2013 në Serbi kanë hyrë rreth 2 miliardë euro investimeve të huaja, ndërsa në Shqipëri rreth 1.3 miliardë euro.
Në vitin 2013 Maqedonia e përmbylli vitin kalendarik me 299 milionë euro investime të huaja, ndërsa më mirë se Maqedonia në vitin 2013 ishin vendet e rajonit Mali i Zi me 446 milionë euro, Kosova me 343 milionë euro dhe Bosnja e Hercegovina me 313 milionë euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Këto janë kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë