Maqedoni, shqiptarëve u pakësohen mundësitë nga arsimi fillor në arsimin e mesëm

Të dhënat për numrin e nxënësve, paraleleve, shkollave dhe mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të Entit Shtetëror të Statistikave, tregojnë se vetëm për arsimin shqip – numri i paraleleve, shkollave dhe mësimdhënësve – nuk korrespondon me numrin e nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe.
Në fakt, përputhje të këtyre parametrave nuk ka as te arsimi në gjuhën maqedonase, turke dhe serbe (në nivelin fillor) apo maqedonase, turke dhe angleze (në nivelin e mesëm).
Mirëpo, ajo që bën diferencën në këtë dallim është se vetëm shqiptarëve u pakësohen mundësitë nga arsimi fillor në arsimin e mesëm në nivel shteti, pra jo vetëm në kryeqytet, njofton gazeta Koha.
Maqedonasve dhe të tjerëve si në Shkup, ashtu edhe në përgjithësi në Maqedoni, sa vijnë dhe u zgjerohen mundësitë. Nëse për shkollimin në të gjitha gjuhët tjera shkon në rritje numri i paraleleve, shkollave dhe mësimdhënësve, për arsimin në gjuhën shqipe ndodh e kundërta.
Në arsimin fillor pjesëmarrja e nxënësve shqiptarë, sipas Entit të Statistikave, në fund të 2014-ës ishte 32 për qind, në të njëjtin vit numri i shkollave me mësim në gjuhën shqipe ishte 29 për qind, apo 3 për qind më pak.
Poshtë 32 përqindëshit të nxënësve është edhe pjesëmarrja me numër paralelesh dhe numër mësimdhënësish, konkretisht 31 dhe 30 për qind. E kundërta ndodhë me shkollimin në gjuhën maqedonase, ku rriten ndjeshëm përqindjet e paraleleve, mësimdhënësve dhe shkollave në arsimin fillor. Numri i nxënësve që mësojnë maqedonasit në arsimin fillor është 64 për qind, mirëpo numri i shkollave ku mësohet në këtë gjuhë është për 10 për qind më i lartë, pra 74 për qind, ndërsa i paraleleve dhe mësimdhënësve – 64 dhe 65 për qind.
Përmirësime të kësaj natyre ka edhe për shkollimin në gjuhën turke dhe serbe. Për nga numri i nxënësve, të parët përbëjnë 3 për qind, kurse të dytët 0.2 për qind, kurse shkollat ku mësohet në ato gjuhë përbëjnë 6 për qind në gjuhën turke dhe 0.8 për qind në gjuhën serbe.
Evidentë pra është rritja e mundësive për shkollim në gjuhën maqedonase, turke dhe serbe në Maqedoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë