LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, qytetarët dhe politikanët në pushim, “lufta” vazhdon pas 15 gushtit

Maqedoni, qytetarët dhe politikanët në pushim, “lufta” vazhdon pas 15 gushtit

Votimi i rebalancit të premten (29 korrik 2016), ishte ngjarja e fundit parlamentare përpara fillimit të pushimeve verore për politikanët, të cilat, zakonisht zgjasin dy javë, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Meta.

Një ditë më herët u votuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Punë të Brendshme, ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ligjit për Procedurë Penale, ligjit për Kodin Zgjedhor dhe ligjit për Qeveri, në bazë të asaj që janë marrë vesh partitë.

Paralelisht me politikanët, edhe shumë qytetarë kanë shkuar për pushime verore, ndërkaq ajo ndjehet edhe nëpër rrugët e zbrazëte nëpër qytet. Gjithsesi, 2 Gushti, plotësisht i shtyu që ta lidhin vikendin edhe të lidhin edhe ndonjë ditë tjetër pushim.


Pritet që me 15 gusht të përforcohet lufta politike, kur edhe duhet të dihet qëndrimi i trupit ad – hok për rregullimin e mediave, kryeredaktorin e RTVM-së me propozim të LSDM-së, ndërkaq nga fundi i muajit duhet të dihet se a do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Në ndërkohë, presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të merr pjesë në shënimin e Ilindenit në kompleksin memorial në Pelincë ndërsa Trajko Veljanovski në Shkup do të jetë prezent para bustit të Metodia Andonov- Çentos.

Kryeministri Emil Dimitriev do të udhëheq delegacionin e homazhit qendror në Meçkin Kamen në Krushevë. Aty do të vendosin lule në varrin e Nikolla Karevit, në vendin Sliva dhe në bustin e mbrojtësve të Republikës së Krushevës në Meçkin Kamen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Lajme
Eurodeputeti Mandl para studentëve: Lidershipi politik duhet ta mbrojë lirinë e shprehjes

Eurodeputeti Mandl para studentëve: Lidershipi politik duhet ta mbrojë lirinë e shprehjes

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Beteja ligjore e Vetëvendosjes - manovër politike apo sfidë ligjore

Beteja ligjore e Vetëvendosjes - manovër politike apo sfidë ligjore

Lajme
Kalo në kategori