LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nuk ndryshojnë çmimet në hotelieri

Maqedoni, nuk ndryshojnë çmimet në hotelieri

Çmimet në hotelieri në dhjetor të vitit të kaluar kanë mbetur në nivel të njëjtë me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2015 janë rritur për 0.4%, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, çmimet e shërbimeve hotelierike për vitin 2016 në nivel vjetor, megjithatë janë rritur për 0.4% në krahasim me vitin paraprak, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2015 shënon rritje për 0.2%. /Telegrafi/