Shpenzimet e jetës në janar të këtij viti shënuan rritje prej 0,6 për qind dhe në krahasim me muajin paraprak dhe në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë kanë rritje prej 1,1 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2016 dhe 1,5 për qind në krahasim me janarin e vitit 2016, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritje të vlerës së shpenzimeve të jetës në janar të vitit 2017, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të mbajtura në frigorifer përveç patates për 4,5 për qind, frutave të freskëta dhe atyre në frigorifer për 3,4 për qind, qumështit për 1,4 për qind, frutave të thata dhe prodhimeve arrore për 1,3 për qind produkteve të tjera ushqimore për 0,8 për qind, djathi dhe gjiza për 0,6 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti , çokollata dhe produktet e ëmbla për 0,5 për qind, pijet joalkoolike për 0.4 për qind, buka dhe mishi për 0,3 për qind, vezët dhe pijet alkoolike për 0,2 për qind.
Në janar, gjithashtu ka pasur rritje të vlerës së shpenzimeve të jetesës edhe tek derivatet e lëngshme për amviseri për 9,1 për qind, shërbime të tjera financiare të papërmendura në vend tjetër për 7 për qind, pajisje informatike për 6,4 për qind, derivate të lëngshme dhe vajra si pjesë e pajisjes për mjete individuale të qarkullimit për 6,2 për qind, shërbime për akomodim për 4,9 për qind, gazra amviseri dhe qarkullim rrugor për 3,9 për qind, automjete për 3,7 për qind, kopshtaria, bimët dhe lulet për 2,7 për qind, tapetët dhe mbulesat e tjera të dyshemeve për 1,5 për qind, shërbimet telefonike dhe telefaksit për 0,7 për qind, shërbimet hotelierike për 0,6 për qind, mjetet dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht për 0,7 për qind, mjete hotelierike për 0,6 për qind, mjete për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës për 0,5 për qind, mobilie për 0,4 për qind, veshje dhe materiale për mirëmbajtje dhe riparime të banesës për 0,2 për qind, njofton AIM.
Ulje të vlerës së shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2017, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur edhe tek peshku dhe frutat e detit për 1,3 për qind, mishin e thatë, të kripur dhe të tymosur për 0,6 për qind, jogurtin, frutat e ngrira dhe perimet e ngrira përveç patateve për 0,2 për qind.
Ulje të vlerës së shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe tek shërbimet spitalore për 5,7 për qind, aranzhimet turistike për 5,4 për qind, pajisjet telefonie dhe të telefaksit për 3,4 për qind, këpucët për 1,7 për qind, medikamentet për 0,6 për qind dhe shërbimet për higjienë personale për 0,2 përqind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri