LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, IKSHPK raporton për “rritje të lehtë” të rasteve me kollën e keqe

Maqedoni, IKSHPK raporton për “rritje të lehtë” të rasteve me kollën e keqe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se në Kosovë ka rritje të lehtë të rasteve me kollën e keqe, e njohur ndryshe si Pertussis, krahasuar me vitet e fundit.

IKPSHK-ja tha se kjo sëmundje ngjitëse prek çdo moshë, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët.

“Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja.


Kjo sëmundje, që shkaktohet nga bakteri bordetella pertussis, përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Sipas IKSHP-së, simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në dhjetë ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.

“Fillimisht, simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë”, tha Instituti, duke theksuar se një person gjatë jetës mund të preket disa herë nga kjo sëmundje.

Kjo sëmundje, që sipas IKSHP-së është përhapur edhe në vendet e tjera të rajonit, mund të shkaktojë pneumoni dytësore bakteriale, por një person i infektuar mund të ketë edhe komplikime neurologjike, infeksione të veshit të mesëm, konvulsione e të tjera.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve [ECDC] kanë raportuar për rritje të numrit të rasteve të pertusisit në shumë vende të rajonit evropian gjatë pjesës së dytë të vitit 2023 dhe gjatë vitit 2024. Raste të pertusisit janë regjistruar gjatë kësaj periudhe edhe në vendet e rajonit”, tha Instituti.

IKSHPK-ja tha se mënyra më e mirë e parandalimit të kësaj sëmundjeje është vaksinimi, duke u bërë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët dhe foshnjat për këtë sëmundje ngjitëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori