LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, festohet 104 vjetori i Alfabetit Shqip

Maqedoni, festohet 104 vjetori i Alfabetit Shqip

Në Maqedoni me aktivitete të ndryshme sot po kremtohet 104 vjetori i Kongresit të Alfabetit Shqip në Manastir. Shënimi i kësaj dite është festë zyrtare për shqiptarët në Maqedoni dhe se janë paraparë disa aktivitete nën patronatin qeveritar dhe të komunave.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi sot pasdite do të qëndrojë në Manastir, në një ceremoni të përkujtimit të 22 nëntorit të Ditës së Alfabetit.

Në kuadër të këtyre manifestimeve është organizuar edhe aktiviteti masiv “Një Libër për Manastirin” nga Instituti për Trashëgimi Kulturore Shqiptare.

Aktivitete të ndryshme përkujtimore dhe kulturore do të mbahen në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë. Liderët politik dhe institucional shqiptarë kanë uruar me rastin e kësaj feste, ndërsa telegrame urimi janë përcjellë sot edhe nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, raporton Ina.


Shtëpia ku është mbajtur 104 vjet më parë Kongresi i unifikimit të alfabetit shqiptar me vendin qeverie në Maqedoni është shndërruar në muze kombëtar. Por, kjo godinë vazhdon të jetë në kushte të rënda të funksionimit, mungesën e kapaciteteve shkencore si dhe probleme pronësie. /Telegrafi/