LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, edhe punëtorëve sezonal do tu paguhen kontributet për sigurim pensional dhe invalidor

Maqedoni, edhe punëtorëve sezonal do tu paguhen kontributet për sigurim pensional dhe invalidor
Foto: Ilustrim

Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së dorëzuan propozim ligj për angazhimin e punëtorëve sezonalë me çka punëdhënësit do të jenë të obliguar të paguajnë të gjitha kontributet për sigurim pensional dhe invalidor të punëtorëve, pavarësisht nëse punojnë për disa javë apo disa muaj.

Kjo siç njoftoi propozuesi Toni Jarevski, nuk do të paraqet pengesë për studentët që marrin bursë, të papunët që marrin ndihmë sociale, dhe pensionistët që marrin pensione.

“Do të mundësojë realizim të të drejtave të personave të angazhuar, rregullimin e të drejtave dhe obligimeve që dalin nga angazhimi i punës. Përmbushjen e nevojave të fuqisë punëtore te punëdhënësit. Formalizim të punës së paparaqitur në sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, objekte për akomodim, servim të ushqimit dhe veprime të amvisërive si punëdhënës”, tha Toni Jarevski – OBRM-PDUKM.


Kryetari i Komisionit për çështje ekonomike dhe punës, Bojan Stojanovski, sqaroi se me këtë propozim ligj do t’u dilet në ndihmë edhe punëdhënësve sepse tani do të ketë kornizë legale për punë.

“Qëllimi i parë ishte të zgjerojmë përfshirjen e tregut të punës, gjegjësisht kompanive të Maqedonisë t’u japim bazë legale të angazhojnë punonjës dhe të arrijnë deri te numër më i madh i punëtorëve dhe në këtë mënyrë të mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre ekonomike. Çështja e dytë, duam ta përforcojmë ekonominë sepse ju kur të bëni kornizë legale dhe kur punëtorëve do ua mundësoni të fitojnë në mënyrë legale atëherë këta punonjës në bazë të pagës së fituar edhe do të paguajnë tatime ndaj shtetit por edhe përmes kontributeve indirekte në ekonomi, do të gjejnë mënyrë të forcojnë harxhimet personale, t’i paguajnë shtetit tatime e kështu me radhë”, u shpreh Bojan Stojanovski – Kryetar i Komisionit.

Ky propozim ligj ka të bëjë vetëm për tre sektorë, bujqësi, shërbime shtëpiake dhe hotelieri. Propozim ligji është në harmonizim me strategjinë për formalizim të ekonomisë joformale të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2023-2027.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori