LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, dy të arrestuar për trafikimin e emigrantëve

Maqedoni, dy të arrestuar për trafikimin e emigrantëve

Dy shtetas të Maqedonisë janë ndaluar nga policia e këtij vendi për përfshirjen e tyre në trafikimin e emigrantëve të huaj.

Sipas policisë, G.A, 28 vjeç nga Kumanova dhe 30 vjeçari G.K nga Gjevgjelia akuzohen për veprën penale “trafikim të emigrantëve”. Ata në fund të muajit të kaluar kanë trafikuar katër shtetas irakianë, duke i drejtuar drejt kufirit me Serbinë.

INA njofton se emigrantët kishin hyrë nga Greqia në mënyrë ilegale në Maqedoni dhe ata janë transportuar më pas drejt Bogdancit në një banesë private. Katër emigrantët janë ndaluar dhe janë dërguar në Qendrën për azil në Shkup, ndërsa ndaj dy trafikantëve është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.