Mania e telenovelave
Më vjen kur gjatë orëve të mbrëmjes shoh rrugët e qytetit pa gjallëri e dinamikë. Sa keq më vjen kur di se televizioni po i mban aq afër njerëzit, e posaçërisht gjininë femërore. Nuk do të më vinte keq po t’i mbante kaq afër diçka që ia vlen, por me këto seriale që tash e sa vite kanë pushtuar mediat tona, vërtet ndihem keq.
Në skemën programore të kanaleve tona është e pabesueshme se sa shpesh ta vranë syrin fjala “serial”; është e pabesueshme se sa shpesh dëgjoj në rrugë njerëz që diskutojnë këto seriale si temë të tyre të përditshme; është e pabesueshme që në këtë kohë kur koha është tepër e vlefshme, njerëzit e shpenzojnë atë duke u marrë me seriale latino-amerikane dhe tani ato turke. Jam dakord që të shfaqen telenovela në media, e sidomos të atilla që paraqesin jetën reale dhe përmbajnë vlera si edukative, arsimore e kulturore, por s’jam aspak dakord me këto telenovela që për temë kryesore kanë një dashuri të dështuar, tradhtinë, dhunën, krimin, vrasjen, mos edukim… e posaçërisht kur këto shfaqen jo vetëm çdo dite, po edhe reprizohen pothuajse 3 herë në ditë.
Dua të ndalem tek serialet turke që transmetimin e tyre mund ta quajmë si “rikthim” i interesimit të shqiptarëve për këto telenovela. Gjithçka filloi me serialin “Jetë e hidhur” ku për protagonist kishe Mehmet Kosovalin, që ndezi zemrat e shqiptarëve kur dëgjuan mbiemrin Kosova! Fillimisht të gjithë menduan se seriali kishte të bënte edhe me Kosovën si vend, po si duket Kosova nuk u bë pjesë e atij.
Por, kjo nuk i zhgënjeu aspak njerëzit dhe ata vazhduan ta adhurojnë protagonistin e fuqishëm – Mehmet Kosovën. Adhurimin e tyre e shfaqën edhe atëherë kur aktori që portetizonte “Kosovën”, Kenan Imirzalioglu, bëri hapjen e Javës së Filmit Turk (sipas Ambasadës turke, ishin qytetarët ata që kishin bërë një kërkesë që ta sjellin në Prishtinë). Atë ditë në sheshin “Nëna Terezë” nuk dihej a kishte ndonjë koncert apo protestë, sepse të gjithë “luftonin” që ta preknin vetëm një herë “heroin” e tyre!
Dhe kështu, edhe pas këtij seriali shqiptarët vazhduan shikimin e serialeve tjera turke. Ndoshta është tradita dhe kultura ajo që po i lidhë shqiptarët me konsumimin e serialeve të tilla turke, sepse siç e dimë kemi disa gjëra të përbashkëta me ata. Por, a po sjellin ndonjë vlerë tjetër ato? A po përcjellin ndonjë mesazh që ty do të hyjë në punë ndonjëherë? A po mëson diçka të re përveç bukurive të Stambollit, që as kjo besoj se nuk është diçka e re!
E njëjta ndodhë me fëmijët. Në kohën kur duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, ata nga prindërit kërkojnë “informata” se pse u nda Mehmeti nga Nerminin!
Serialet turke kohët e fundit janë duke u shfaqur edhe në vendet e tjera ballkanike e deri tek Lindja e Mesme, duke i sjellë Turqisë një audiencë të madhe ndërkombëtare. Gjithçka që e lidh tematikën e serialeve turke me këto vende të sipërpërmendura, është tradicionalizmi – mentaliteti i përafërt që shprehet përmes serialeve.
Kanalet tona janë shumë të frekuentuara nga këso lloj telenovelash. Kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë material tjetër për të përmbushur skemën programore të tyre, por se televizionet në të shumtën e rasteve shfaqin atë që shikuesi e do. Dhe, përderisa këto seriale kanë një shikueshmëri shumë të lartë, normalisht që ato do të vazhdojnë të transmetohen.
Pra, shikuesit duhet të vetëdijesohen se çka është në të mirë të tyre dhe çka jo. Jo gjithçka që shfaqet në ekranin televiziv është në dobi tonën. Në raste të tilla, më mirë është ta kujtojmë thënien: “Koha është para”. Shfrytëzojeni çdo sekondë, sepse vlerën e saj nuk mund ta zëvendësosh asnjëherë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re