LAJMI I FUNDIT:

Manekinia me më së shumti stile: Një Kate Moss e re

Manekinia me më së shumti stile: Një Kate Moss e re

Në pistë ne modës, bukuroshja nga Namibia Behati Prinsloo, vesh modelet e dizajnerëve të famshëm botërorë, jashtë saj në mënyrë të pagabueshme zgjedh rrobat.

Është shumë më e relaksuar në jetën private, Prinsloo edhe në kombinimet komode duket mjaft joshëse, transmeton Telegrafi.

Bashkimi i stilit rok dhe i elegancës sportive ka qenë zgjedhja e vërtetë për shëtitje nëpër qytet.


Xhinset e shqyera, këmisha me lara, janë të gjitha detajet e nevojshme për pamje të bukur.

E pesta në dhjetëshen e engjëjve të Victoria’s Secret, kjo bukuroshe 24-vjeçare, me një fizik të skalitur, shikim provokues, i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë e famshme. Flokët e gjatë ngjyrë gështenjë të hapur, sytë jeshil dhe lëkura e errët, janë këto armët fituese të modeles së re. /Telegrafi/