Organizata Jo Qeveritare “Ec ma ndryshe” në një raportim për komunën e Mamushës ka konstatuar se kjo komunë rrezikon qëndrueshmërinë financiare. Bazuar në të dhënat që figurojnë në raport del se borxhet që duhet të arkëtohen nga Komuna e Mamushës, por edhe faturat e papaguara nga qeveria komunale si pasojë e mungesës së mjeteve, sfidojnë qëndrueshmërinë financiare të këtij pushteti lokal.
Monitoruesit e EC Ma Ndryshe kanë gjetur se borxhet e përgjithshme që duhet të arkëtohen nga Komuna e Mamushës gjatë vitit 2014 kanë arritur në shifrën prej 166 mijë eurosh, në krahasim me vitin 2013 kur shifra arrinte në 150 mijë euro.
Borxhet më të mëdha të pa arkëtuara figurojnë nga tatimi në pronë dhe taksa komunale, që përbëjnë zërat kryesorë në të hyrat vetjake të Komunës së Mamushës. As përmirësimi i arkëtimit të tatimit në pronë në vitin 2014 nuk ka mjaftuar që të ulet shuma e borxheve të arkëtueshme. Kjo ngase arkëtimi i taksës komunale (në firma) ka qenë goxha i ulët, gjë që ka ndikuar në rritjen e shumës së borxheve të pa arkëtuara. “Borxhi që duhet arkëtuar në emër të tatimi në pronë në vitin 2014 ka zbritur në shumën 75 mijë euro, nga 80 mijë sa ishte në vitin 2013”.
Ndërkaq borxhi që duhet arkëtuar në emër të taksës komunale në vitin 2014 është rritur në 91 mijë euro, nga 70 mijë euro sa ka qenë në fund të 2013-ës. Taksa komunale e faturuar për vitin 2014 ka qenë afër 23 mijë e 500 euro derisa gjatë vitit janë arkëtuar vetëm 2 mijë e 200 euro. Kësisoj, borxhi total që duhet arkëtuar është 166 mijë euro. Vlen të përmendet se kjo shumë është më e lartë sesa shuma prej 146 mijë eurosh, të cilën Komuna e Mamushës në vitin 2014 e ka harxhuar për ndërtimin e rrugëve.
Në anën tjetër, vitin 2014 Komuna e Mamushës e ka mbyllur edhe me fatura të papaguara, në vlerë prej 26 mijë eurosh, me arsyetimin se i mungojnë mjetet financiare, ku 19 mijë euro janë në pozicionin e mallrave dhe shërbimeve, 6 mijë euro te shpenzimet komunale dhe 1 mijë euro te subvencionet.
Bazuar në këto të gjetura, EC Ma Ndryshe vlerëson se Komuna e Mamushës përballet me sfida serioze në arkëtimin e të hyrave vetjake. Mos adresimi i këtij problemi me kalimin e viteve mund të rrezikoj vetëqëndrueshmërinë ekonomike të kësaj komune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri