LAJMI I FUNDIT:

Mamografia, kontrollet e hershme zvogëlojnë vdekshmërinë

Mamografia, kontrollet e hershme zvogëlojnë vdekshmërinë

Një studim i realizuar në Suedi, ku janë analizuar mostrat e një milion femrave, tregon se mamografia e cila fillon të bëhet që kur femra i mbush 40 vjet, zvogëlon vdekshmërinë nga kanceri i gjirit për 29 për qind.

Autoritetet suedeze në vitet e tetëdhjeta kanë rekomanduar kontrollimin e domosdoshëm për të gjitha femrat mbi moshën 50-vjeçare, mirëpo disa njësi lokale kishin thënë se është më mirë të fillohet dhjetë vjet më parë.

Prandaj ata kanë grumbulluar të dhënat e të dy grupeve dhe i kanë analizuar. Rezultatet kanë treguar se kontrollimi i mëhershëm është më se i nevojshëm.

Megjithatë, disa mjekë, sidomos në SHBA, thonë se mamografitë e hershme mund të jenë shkaktar i kancerit, sepse vetë rrezatimi mund të veprojë si nxitës i shfaqjes së kancerit.


Nga ana tjetër, disa vende, siç është Spanja, në bazë të këtyre dyshimeve kanë vendosur që të kufizojnë përdorimin e mamografisë, sepse e konsiderojnë të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori