LAJMI I FUNDIT:

Malisheva s’i njeh kolegjet private të akredituara

Malisheva s’i njeh kolegjet private të akredituara

Për dymbëdhjetë vite rresht shpërndau dije tek nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, në Banjë të Malishevës. Por, nxënësit e kësaj shkolle mbetën pa mësuesen e tyre të preferuar të gjuhës angleze.

Kjo pasi që Drejtoria e Arsimit e komunës së Malishevës e largoi nga puna Erduana Telakun, mësuese në këtë shkollë.

Kjo drejtori e ka larguar mësimdhënësen Erduana nga puna, duke mos njohur kështu diplomën e saj universitare.

Mësuesja kishte mbaruar studimet në universitetin AAB dhe e njëjta kishte ushtruar profesionin e mësues që 12 vite deri në momentin e largimit të saj nga puna.


Erduana Telaku rrëfen për gazetën Tribuna se, ajo është nënë e pesë fëmijëve. /Tribuna/