LAJMI I FUNDIT:

Maliqi ia dhuron fitoren Prishtinës

Maliqi ia dhuron fitoren Prishtinës

Mjaftoi një gol i mesfushorit, Behar Maliqi, për t’i siguruar Prishtinës tri pikë shumë të rëndësishme përball Hajvalisë, në javën e 20-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina e nisi furishëm pjesën e parë me një ofensivë të theksuar por nuk arriti të jetë aq e rrezikshme para portës së mysafirëve edhe pse patën disa raste shënimi. Ndërsa, Hajvalia e tërhequr prapa në mbrojtje, ku herë pas here mundohej ta zinte në befasi Prishtinën me disa kundërsulme, nuk arriti ta dërgonte asnjë gjuajtje në portën e Nezirit.

Në pjesën e dytë vendasit vazhduan dominimin e tyre në fushë dhe vazhdimisht e kërkonin golin e fitores. Kur po zhvillohej minuta e 83-të e ndeshjes, Besnik Krasniqi dërgoi një harkim në zonë të cilin Liridon Latifi e kthej shumë mirë te Behar Maliqi, i cili shënoi me kokë nga afërsia.

Kjo ishte një fitore me vlerë të madhe për Prishtinën e cila vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit. Bardhekaltërit prijnë në vendin e parë në tabelë me 41 pikë, gjashtë pikë më shumë se Trepça ’89 që zë vendin e dytë.


Rezultatet e javës së 20-të:

Drenica-Trepça ’89 0-0
Prishtina – Hajvalia 1-0
Vëllaznimi – Hysi 3-1
Llamkos Kosova – Ferronikeli 0-0

E hënë, 25.03.2013, nga ora 14:00

Liria – Besa
Trepça – Drita (SSK1)

/Telegrafi/