LAJMI I FUNDIT:

Maliq, shtohen rastet në qendrën shëndetësore

Maliq, shtohen rastet në qendrën shëndetësore

Mbi 30 persona në ditë paraqiten në qendrën shëndetësore të Maliqit me diharre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

Një pjesë e pacientëve dyshojnë se shkaku i kësaj situate është kontaminimi i ujit të pijshëm. Personeli mjekësor i qendrës shëndetësore kërkuoi bërjen urgjente të analizave të ujit të pijshëm në të gjitha pikat që furnizojnë qytetin.

Fatmir Baze, mjeku i urgjencës, tha se “do të ishte mirë të angazhohej dhe shërbimi epidemiologjik për të gjykuar, nëse bëhet fjalë për rastësi apo për një infektim të burimeve hidrike”, citoi AS.

Drejtori i drejtorisë së Shëndetit Publik, Ylli Qirinxhi tha se “10 mostra të dhjetë pikave të ndryshme, të cilat u analizuan, rezultuan në parametra normale”, dhe theksoi se “numri i pacientëve, krahasuar me një vit më parë në këtë qendër shëndetësore, paraqet situatë normale.” /Telegrafi/