LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi: Asnjë milimetër tokë nuk ia morëm Kosovës

Mali i Zi: Asnjë milimetër tokë nuk ia morëm Kosovës

Mali i Zi ka deklaruar se për ta, çështja e kufirit me Kosovën është punë e kryer. Podgorica zyrtare është shprehur se beson se demarkacioni me Kosovën është në rregull dhe se nuk është marrë asnjë milimetër tokë e Kosovës.

“Është po e njëjta vijë kufitare që ka ekzistuar që në kuadër të ish Jugosllavisë. Atëherë ishin kufij administrativ ndërsa sot shtetërorë”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Nga ana tjetër, ndonjë parregullsi me kufirin e mohon edhe Milan Paunoviq, shef i menaxhimit të integruar të kufijve dhe pikave kufitare.


“Absolutisht nuk është e vërtetë se Mali i Zi i ka marrë tokë Kosovës. Pas tre vjetësh bisedime dhe 16 mbledhjeve, Komisioni për Kufirin në mes të dy shteteve ka dhënë pëlqimin se çdo milimetër në mes të dy shteteve dhe me nënshkrimin ka garantuar se çdo gjë është në përputhje me rregulloren…”, ka thënë Paunoviq, shkruan gazeta Zëri.

Ai ka deklaruar se kufiri është përcaktuar me parim të vitit 1974 dhe se nuk do të komentonte mosmarrëveshjet e opozitës në Kosovë sepse sipas tij, kjo është çështje e brendshme e Kosovës.

Ndërkohë, për sot në orën 14:00, dy partitë opozitare ne vend, AAK e Nisma, kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar demarkacionin dhe krijimin e asociacionit. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori