LAJMI I FUNDIT:

Makolli: Me strategji për diasporën

Makolli: Me strategji për diasporën

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka paralajmëruar se brenda disa javëve Qeveria e Kosovës do ta miratojë strategjinë për diasporën, që konsiderohet si dokumenti i parë i rëndësishëm për mbrojtjen e mërgatës shqiptare në gjithë botën.

Makolli ka thënë se për të ardhur deri te kjo strategji kanë organizuar takime publike në mbi 20 shtete ku gjendet mërgata shqiptare.

Makolli ka bërë me dije në një intervistë për Epoka e Re se me këtë strategji do të mbrohen të drejtat politike dhe civile të mërgatës në shtetin ku jeton apo në atë të origjinës.

“Pjesë e kësaj strategjie është edhe integrimi i mërgatës në jetën e shtetit ku jeton, por edhe integrimi i saj në rastin e kthimit në vendin e origjinës. Një fushë tjetër që ka rëndësi në këtë strategji është ruajtja e identitetit të mërgatës”, ka thënë ai. /Telegrafi/