LAJMI I FUNDIT:

Makina më e shtrenjtë në botë (Video)

Makina më e shtrenjtë në botë (Video)

Të hënën në Bombei u prezantua makina e parë në botë e punuar nga ari, argjendi dhe gurët e çmuar.

Indianët e praruan makinën Goldplus Nano, tip i familjes së makinave Tata Motors, me 80 kilogramë ari 22 karatësh, 15 kilogramë argjend dhe 10.000 gurë të çmuar.

Tata Nano përndryshe njihet si makina më e lirë në botë – çmimi i kësaj makine nuk e tejkalon shumën 3.000 dollarë, ndërsa çmimi i Goldplus Nana është vlerësuar në shumën marramendëse prej 4.48 milionë dollarë. /Telegrafi/