LAJMI I FUNDIT:

Makina e papërgjegjshme e votimit

Makineria e votimit është çmendur! Ka dale krejt prej kontrolli. Është bërë krejtësisht e papërgjegjshme për veprimet e veta. Është nxehur aq shumë sa po voton vet, pa menduar fare. Është gjetur formula se si të injorohen të gjitha propozimet apo kundërshtimet e opozitës dhe opinionit. Madje, as kundërshtimet e herëpashershme të vet kryeparlamentarit nuk po merren seriozisht. Po ec vëlla…

Kungulli po ecë mbi ujë. Qy, po ecë? ? Po bënë ski mbi ujë! Përndryshe, edhe teatri i kukullave ka filluar të marrë leksione nga parlamenti. As kukullat më nuk po arrijnë me e luajt aq mire rolin e tyre. Ato janë bërë aq të ngurta. Para se me e qitë në votim dihet krejt. E pra, makineria e votimit e cila kur punon nën presion të lartë mezi e arrin numrin 63, njësi e përzgjedhur për me i kalua ligjet – andej detit, me (moto)skaf!

Kalimi i ligjeve tashmë është bërë rutinë. Propozuesit i ka zënë gjumi:”I kemi numrat”, po thonë. Edhe opozita e ndodhur para këtij blloku monolit interesash, përkatësisht kësaj makinerie të verbër votimi, tashmë e ka humbur shpresën. Krejt me rutinë po zhvillohet edhe procesi i ankimimit deri në Gjykatën Kushtetuese. Hallkat e “vëllazërisë” së interesit janë lidhur ngushtë dhe po funksionojnë verbërisht.


Kështu ndodhi edhe kësaj radhe. Makineria e votimit u nisë vet. Pa ia shkel gazin kërkush. U votua Kodi Penal i RKS dhe të gjithë u gjetën të befasuar, përfshirë ministrin e Frejtësisë dhe shefin e tij.
Krejt po i lajnë duart. Kërkush s’ka faj. Deputetët janë shndërruar në makinë votimi. Truri i tij do të duhej të ishte qeveria. Hahaha… aman mos qeshni!

Duket se pasi u krye votimi, u këndellën pak dhe thanë: O Zot, çka bëmë kështu?

E gazetarët si gazetarë, u quan në protesta, para parlamentit, aty ku asnjë protestë nuk dha rezultat. Erdhën edhe përkrahjet nga asociacionet ndërkombëtare të gazetarëve. U bë e madhe. Edhe nga opinion u përkrah. U bënë bashkë gazetarët e pozitës dhe të opozitës. Edhe ata që njihen si trumbeta të qeverisë. Si duket edhe gazetarët e veshur në petk të deputetëve e panë se janë ngutur. Qysh me ja ba tash?

Por, kur u këndellën ata: ligji tashmë kishte arritur në zyrën e Presidentes së vendit. Menjëherë pas ligjit, i cili me nënshkrimin eventual nga ana e saj do të hyjë në fuqi, erdhën edhe kërkesat për mos nënshkrimin e tij. Ka fjalë se u përzien edhe organizata ndërkombëtare dhe ambasadat. Dikush ishte kujtuar të “protestoj” te ambasadat – te pushteti i vërtetë! E kur përzihen ambasadat… dihet.

Kështu kryeqeveritari e kuptoi se e ka tepruar në hakmarrjen e tij ndaj mediave. Edhe pse disa media vërtetë e kanë tepruar! Po guxojnë të merren me problemet e vërteta dhe po e deshifrojnë strukturën e krimit në nivel regjioni, duke zhveshur edhe lojtarët vendorë. Përpos hakmarrjes së hakerëve dhe rrëzimit të portaleve, ata vendosën të frikësojnë edhe botuesit, redaktorët dhe gazetarët.

Pra, e kuptuan, megjithëse me vonesë, se kanë gabuar rendë. Jo se e kishin aprovuar ligjin përkatës me nenet e kontestuara, se për këtë ata nuk kishin kurrfarë ndjenje faji. Ata kishin gabuar sepse i dhanë rast presidentes me u rebelua suksesshëm dhe me fitua simpatitë e opinionit. Eventualisht, me u bë kandidate serioze për t’u rizgjedhur nga vet populli: me e heq kompleksin e zarfit! Përndryshe, kohëve të fundit mbetet përshtypja se ka përpjekje nga shtabi i Kryeministrit me e komprometua mençurinë dhe urtinë e presidentes.

Por, ligji kaloi dhe presidentja e mori një top të fuqishëm në dorë, për mos me thënë në këmbë. “Tash ka me na goditë “keq, menduan ata. “Ka me na sosë”. Shpejt u mblodhën dhe vendosën. Taktika që vendosën me e përdorë u tregua e suksesshme herën e kaluar kur Vetëvendosja po përpiqej më kot të mblidhte votat për mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit, për veriun. Nuk arritën. Duke u frikësuar se opozita mund të bashkohej, ata e thirrën vet mbledhjen. Partia në pushtet po e thërriste mbledhjen për të biseduar për (mos)gabimet e Qeverisë në veri – mbledhjen që u shndërrua në hajgare ku opozita tregoi krejt pafuqinë e vet: ua morën topin nga këmba, pak pa shutuar!

Nejse, Presidentja e kishte marrë një top të radhës me “shutimin” e të cilit në drejtimin e duhur do të fitonte simpati jo vetëm në komunitetin e gazetarëve. Paniku në radhët e qeveritarëve ishte si duket i madh. Dorën në zemër, reagimi i tyre doli të jetë sa origjinal po aq edhe dinak.

“Unë do të jap dorëheqje nëse Presidentja e nënshkruan këtë ligj”! Kjo ishte deklarata e javës. Këtë deklaratë nuk e dha askush nga kundërshtarët e këtij ligji. Këtë e tha vet sponsorizuesi: zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë. Gati sa nuk filluam me qa. Paska kush me e mbrojt lirinë e medias në këtë vend. Paska burra. Harruam krejt kush e propozoi këtë ligj?

Kush e shtyu me kaq ngulm? Opozita? Gazetarët?

Opozita nuk ka votuar për ligjin. Votat për ligj ishin të koalicionit. Veç ata i kanë numrat. Pastaj janë edhe dëshmitë e shkruara, nuk është pra çështja kush, por si?

Përgjigja është e qartë: ligji u votua vet. Kundër tij ishin krejt: Qeveria, Parlamenti, opozita, gazetarët, por askush nuk e di se si apo qysh, por ai u votua vet. Me shumicë votash.

Pra, si ndodhi që makineria arrogante e votimit, e cila nuk do me dëgjua asnjë zë kritik, e votoi këtë ligj edhe përkundër vullnetit të ministrit të Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrit? A e ka votuar ligjin ai? A e kanë kuptuar deputetët se çka po bëjnë?

Ka fjalë se Presidentja e vendit ka marrë instruksione dhe përkrahje nga jashtë për me e kthye këtë ligj në Parlament. Kjo duket ta ketë frikësuar koalicionin. Kërkesa drejtuar presidentes nga vetë sponsorizuesit e ligjit, që ai të mos nënshkruhet, lë hapësirë për disa spekulime.

Ndoshta ministri i Drejtësisë nuk e kishte përkrahjen e kabinetit për heqjen e këtyre neneve dhe ai nuk pati kurajo të dalë kundër në vet seancën e Parlamentit, por reagoi vetëm kur u pa se kjo po e rrezikonte krejt ligjin.

Ndoshta koalicioni deshi ta neutralizoj meritën e presidentes për rikthimin e ligjit, duke e kërkuar vetë një gjë të tillë. Nëse nuk e kthen, tash turpi i mbetet në derë asaj. Nëse s’e nënshkruan, ata do të thonë: s’pat qare, se ne e kërkuam!

Tash presidentja ndodhet në një situate delikate. Ajo është dashur t’i ketë në tavolinën e sajë skenarët e mundshëm. Ajo është dashtë të reagojë. Në vend të kësaj ajo do të vrapojë nëpër fushën e lojës pas topit të përgjegjësisë, i cili po shutohet nëpër kabinetin e papërgjegjshëm qeveritarë.

A do të japë dorëheqje z. Kuqi? Kjo nuk është pyetja e duhur! Kujt i plasë do të thonë njerëzit!? A do të kalojnë nenet e kontestueshme? As kjo?!

Pyetja një milionëshe është: çka po mbulohet me këtë zhurmë? Çka po kontrabandohet përmes kësaj pakoje ligjore? Cilat nene të tjera? Rikthejeni ligjin dhe shikoni me kujdes nën karrige aty ka diçka që nuk është kaluar nëpër “doganë”!

Veç kështu mund të kuptohet kjo huti e përgjithshme!

Kur jemi te dorëheqja nuk po e kontestoj aspak se z. Kuqi e ka seriozisht! Por, kjo nuk është qasje serioze!

Në trend

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Magazina
Kalo në kategori