LAJMI I FUNDIT:

“Makdonaldizimi” politik i shoqërisë Kosovare

“Çmimi i vetëm me të cilin njerëzit e mirë paguajnë mosinteresimin për punët publike, është fakti që të këqijtë marrin pushtetin…”

1. Makdonalizimi si paradigmë e sjelljes politike

Që në fillim më duhet ta sqarojë kontekstin e këtij titulli i cili në fakt ka të bëjë me proceset e shpejtuara nëpër të cilat po kalon shoqëria Kosovare, pra ashtu sikurse “Mcdonald’s” që i referohet një tipi ushqimi që përdoret në situatat kur njeriu është në vrap me kohën ashtu që kjo (mani!?) histeri e vrapimit në një mënyrë apo tjetrën e tjetërson atë nga të qenit e asaj që në fakt është ai në të vërtetë qoftë si individ, qytetarë, si grup apo edhe si shoqëri.


Së pari më duhet ta sqarojë kuptimin dhe referencën, por edhe simbolikën që do të përdoret si kontekst i rrethanave apo ambientit identik shoqëror në të cilin kujtoj që gjendet shoqëria e re kosovare, ku mënyra e identifikimit social (sidomos) me vlerat e reja ushtrohet tmerrësisht jo me hapa normal por do thosha me hapa kalërues… që natyrisht për reperkusion kanë pasojat që vështirë po dëshmohet se shoqëria jonë mundet me i përballu.

Pra, “makdonaldizimi” (Mac Donaldisation of society) thënë më thjeshtë mund të përkufizohet si një proces ku kultivohet tipi i kulturës së ushqyerit të shpejt (fast-food) që vjen si pasojë e trendit dhe dinamikës së jetës së përditshme sociale e asaj ekonomike në shoqëritë perëndimore, por që ka infektuar definitivisht edhe shoqëritë e reja postkomuniste.

Mc Donald’s është një rrjet i tërë, pra një maskulturë me përmasa globale e pomfritit, Coca Cola-s dhe hamburgerëve që zakonisht përdoren nga gjeneratat e reja e që tashmë së voni është vërtetuar shkencërisht se të njëjtit po vuajnë nga kompleksi i trashësisë, duke u shkaktuar kështu jo vetëm telashe dhe trauma psikike e sociale, por edhe sosh shëndetësore.

Duhet cekur gjithashtu që kultura e re e ushqimit, sipas recetave të Mcdonald’s-it, njerëzve – pra qytetarëve e sidomos shtresës së mesme të këtyre vendeve – në një mënyrë ua ka larguar nga menyja (sidomos amerikan) kulturën e të ushqyerit të qetë dhe të relaksuar, ku bashkëbiseduesit kuvendonin qetas dhe pa ngarkesa të përditshmërisë, e njëherit edhe tema lidhur me idetë, planet, projektet, bizneset etj.

2. Mc Donald’s, si kulturë masive

Gjithashtu Mc Donald’s, dosido si kulturë masive identifikohet me proceset globale: globalizimin apo uesternizimin që në fakt nga shumica e sociologëve eminent sot perceptohet edhe si amerikanizëm. Kjo ndodhë kështu edhe për një fakt tjetër shumë signifigativ, se ai është në një farë mënyre një ndër agjencitë më të suksesshme të vlerave dhe përgjithësi kulturës amerikane anekënd botës, pra një ambasador i vërtetë i vlerave dhe sistemit të mënyrës së jetesës amerikane.

Së dyti, më duhet të theksojë që diskursi mbi “makdonaldizimin” politik kosovar, si një metaforë e llojit të vetë që është përdorur në rastin, nëse këndëvështrohet nga prizma sociologjike, mund të identifikohet në vija të trasha me vetë procesin (gjykojë) e shtuar dhe tejmase të politizimit të shoqërisë kosovare, që detyrimisht si një fenomen i llojit të vetë na bënë ta perceptojmë si një fenomen që pak apo fare mund ta hasësh në literaturën e gjerë shkencore sociologjike. Shkaqet janë të shumta, por në rastin tonë mendoj që arsyet duhet kërkuar në disa rrafshe, siç janë ato etnopsikologjike, antropologjike dhe gjithsesi edhe sociologjike.

Por, neve këtu na intereson rrafshi sociologjik që kujtoj se duhet adresuar apo ndërlidhur me faktorin e mungesës së komunikimit apo humbjes së ndjenjës së solidaritetit midis njerëzve, pra qytetarëve të rëndomtë të cilët duke qenë të ekspozuar ndaj një problemi madhor siç ishte ai i realizimit të identitetit kombëtar e shtetërore, na ka bërë jo si individë por edhe si shoqëri në tërësi të merremi dhe të interesohemi me pothuajse çdo temë dhe problem që vinte apo akoma vjenë nga sfera e politikës dhe problemet rreth saj.

Natyrisht, nëse do ta përdornim një shkallare të njohjes sociale, do kuptonim që niveli i politizimit këtu tek ne në Kosovë, nuk është i intensitetit të njëjtë në të gjitha fazat e paraqitjes së këtij fenomeni interesant e gjithsesi edhe specifik edhe për faktin se në vendet normale dhe me traditë institucionale, zakonisht ishte institucioni i shtetit ai i cili bartte mbi supet e veta si përgjegjësinë ashtu edhe nevojën e (de)politizimit të qytetarëve të saj në masë dhe cilësi të duhur.

Handikapi i paradigmës kosovare të traditës së politizimit të pothuajse çdo “fakti” Dirkeminian, si edhe tendenca e shpjegimit të fenomeneve dhe dukurive të çfarëdo natyre qofshin ato me dioptrinë ekskluzive politike, kujtojë duhet kërkuar edhe në procesin e ushtrimit të një represioni dhe segregacioni të paparë në analet shkencore nga ana e ish regjimit serb në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar, i cili në mënyrë të pavetëdijshme prodhoi at masën kritike e cila një ditë do të dalë nga shtrati i politizimit të tepruar (apo më mirë me thënë debateve të kota se “liria na vjen vetë…” “dhe se “mjafton që ne tashmë të qëndrojmë stoik..”) dhe do ta çlirojë Kosovën nga zgjedha serbe…

3. Rirreshtimi si nevojë dhe si përgjegjësi

Pothuajse në të gjitha shoqëritë e tranzicionit ka ndodhur një proces i pamohueshëm kur është fjala tek ngritja e përgjegjësisë publike nga ana e subjekteve apo akterëve dominues politikë të cilët me fuqinë e votës bëjnë projeksione kombëtare dhe sosh shtetërore. Kjo nënkupton zhvillime të atilla emancipuese për të krijuar masën kritike për përgjegjësitë dhe nevojat si standarde të shoqërive bashkëkohore demokratike.

Historia e gjertanishme e këtyre shoqërive ka dëshmuar gjithashtu se procesi i rirreshtimit duhet të ndodhë në disa plane, në mënyrë që të arrihet standardi i sigurisë dhe i përgjegjësisë së institucioneve dhe gjithë inxhinieringut social (zbutja e papunësisë në gangrenë që edhe sot po i përcjellë këto vende) e sidomos atij kulturor (ndryshimi gradual dhe në koherencë me nevojat dhe apetitet e grupeve të ndryshme të interesit), në mënyrë që të funksionoje sa më mirë demokracia dhe shteti.

Ky proces duhet të ndodhë në sferën ideologjike, atë programore, juridike, sociale dhe sidomos atë kulturore.

4. Mbyllja sociale (social closure)

Ndryshe, nëse nuk ndodhin ndryshime në sferat e mësipërme atëherë në shoqëri dhe sidomos ne institucionet bartëse të proceseve dhe zhvillimeve shoqërore mund t’i ekspozohen të ashtuquajturit fenomen të atrofisë apo mbylljes sociale që nënkupton maksimalizimin e avantazheve të grupeve të ndryshme të interesit, ashtu siç është duke ndodhur aktualisht në Kosovën e pasluftës ku grupe të ndryshme (kryesisht të interesit dhe bizneseve të amalguara me ato të politikës) bëjnë plane dhe projekte të tëra për të ruajtur statuset dhe privilegjet e tyre të fituara në mënyrë (jo)meritore.

Kjo mbyllje sociale apo e cilësuar ndryshe edhe si një lloj hermetizmi social mund të përkufizohet si një gjendje apo status quo përmes të cilit grupet e ndryshme politike (sidomos në rastin tonë), kulturore etj. bëjnë përpjekje jo vetëm të ruajnë kontrollin mbi resurset dhe begatitë njerëzore, por njëherazi edhe të ushtrojnë ndikimin e tyre monopolist mbi grupet dhe institucionet tjera shoqërore të pa pushtuara.

Do të ishte e natyrshme sikur ky proces i monopolizimit mbi këto resurse njerëzore të ushtrohej vetëm në sferën e politikës, aty ku është edhe vendi i “jepjes” dhe “marrjes” apo gradimit dhe degradimit të kësaj fuqie, por mjerisht rasti i ndërtimit të demokracisë sonë po dëshmon se tendencat e përhapjes së kësaj tendence edhe në sferat tjera shoqërore është me se evident dhe i shprehur… Kuptohet, për ta identifikuar këtë fenomen të ri e gjithsesi edhe interesant në shoqërinë kosovare, lypset një analizë më e thukët empirike që kujtoj se në fazat e ardhshme të emancipimit tonë mund edhe të ndodhë…!

Gjerë atëherë duhet të kënaqemi vetëm me faktin e identifikimit dhe të sensibilizimit të opinionit apo shtresës së cilësuar si më të vëmendshme…

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori