LAJMI I FUNDIT:

Majlinda nuk ka të ndalur

Majlinda nuk ka të ndalur

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në turneun prestigjioz ‘Grand Prix’, që është mbajtur në Samsun të Turqisë. Xhudistja kosovare në finalen e kategorisë 52 kilogramë ka mposhtur gjermanen Mareen Kraeh.

Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur. Pasi u stolis me medaljen e artë në turneun ‘Grand Slam’ të mbajtur në Dusseldorf me 22 prill, xhudistja kosovare ka arritur një tjetër rezultat të mirë, raporton GazetaExpress.

Për të arritur deri në finale, Majlinda ka zhvilluar tri lufta. Fillimisht ajo me short u pozicionua në vazon A në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kelmendi në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Turqia, Derya Cibir. Kelmendi doli fituese e vazos A, pasi në raundin e tretë mundi kongolezen Tsolmon Adiyasambuu.


Në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze, xhudistja nga Peja u përball me rusen Natalia Kuziutina, të cilën arriti që me sukses ta mposhtë.

Pas kësaj fitoreje, Majlinda i hapi vetës rrugë për të garuar në finale me gjermanen Mareen Kraeh, të cilën e mundi për t’u stolisur me medaljen e artë në turneun e çmueshëm ‘Grand Prix’ Samsun në kategorinë 52 kilogramë.

Përveç Majlinda Kelmendit, pjesë e garës për shpërblimin e madh të Samsuinit ishte edhe xhudistja tjetër kosovare Nora Gjakova.

Ajo ka garuar në kategorinë 57 kg. Gjakova në luftën e parë mposhti xhudisten nga Ukraina Shushana Hevondian, derisa në rundin e dytë u mposhtë nga rusja Irina Zabludina, e cila doli fituese e Grupit C.

Pas kësaj, Gjakova pati edhe dy lufta për medaljen e bronzët. Të parën e fitoi përballë xhudistet franceze Lola Benarroche, derisa u mund nga xhudistja austriake Tina Zeltner, dhe mbeti duarthatë.

Duhet theksuar se turnetë ‘Grand Prix’, si ky që u mbajt në Samsun, janë gara ndërkombëtare të nivelit shumë të lartë, në të cilët marrin pjesë xhudistët e xhudistet më të mira në botë.

Turneu "Grand Prix" i Samsunit është i fundit për xhudistet kosovare para kampionatit evropian. Vendi i parë në Grand Prix ia siguron edhe 300 pikë tjera Majlindës në renditjen botërore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

La Liga
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Bruno Fernandes paralajmëron transferimin shokues jashtë Evropës

Bruno Fernandes paralajmëron transferimin shokues jashtë Evropës

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Guardiola i ka kërkuar hierarkisë së Man Cityt transferimin e top yllit të Barcelonës

Guardiola i ka kërkuar hierarkisë së Man Cityt transferimin e top yllit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori