Majlinda Kelmendi, Londra 2012 dhe sporti kosovar
Përafërsisht 18 muaj na ndajnë nga shfaqja më e madhe e sportit në rruzullin tokësorë. Këtë herë Londra e Anglisë do të jetë nikoqire e garave dhe sportistëve më të mirë që ka globi, Lojërave Olimpike – Londra 2012. Nga koha kur Pjerr de Kubertën inicioi organizimin e Lojërave të para moderne më 1896 në Athinë, dhe ndarjen e tyre në ato verore dhe dimërore, u bën shumë ndryshime dhe përparime. Çdo organizim i këtyre lojërave ishte më i mirë e më interesant se ai i mëparshmi. Kur jemi te kjo, ende të freskëta janë kujtimet nga Pekini 2008, që mahnitën tërë opinionin Botëror, jo vetëm me organizimin e përsosur dhe infrastrukturën e ëndrrave, por edhe me të arriturat e sportistëve, duke shënuar rekorde të jashtëzakonshme, që pashmangshëm ka ngjallë shumë dilema të shkencës me pyetjen se ku është kufiri i mundësive të njeriut?!
Geto e sportit kosovar dhe ylli që shkëlqeu fort
Po Kosova dhe sportistët kosovarë, ku janë karshi këtyre lojërave? Ata njohës dhe dashamirë më të moshuar të sportit kosovarë, kujtojmë boksierin Aziz Salihun, e bronztë nga Los Angjëlosi, që mbeti “mohikani” dhe medalisti i vetëm që përfaqësoi sportin kosovar (kuptohet, në përbërjen e ish Jugosllavisë) në vitet e tetëdhjeta, Tash e afër tre dekada sportistët kosovarë, patën “hasret” pjesëmarrjen, e të mos flasim për medalje. Në këtë drejtim nuk lëvizi asgjë as këto 11 vjet të pasluftës, pasi sporti kosovar u vu në një geto të pamëshirshëm, pas ndalesave dhe barrierave politike të bashkësisë ndërkombëtare, duke mos respektuar principet Olimpike dhe parimeve olimpike.
Këtë mbyllje gati hermetike të sportit kosovar e shndriti papritmas si një meteor në natën pa dritë, xhudistja Majlinda Kelmendi më 29 tetor 2009 në Paris me suksesin më të madh në historinë e re të sportit kosovar, duke u kurorëzuar në kampione të botës në konkurrencën e juniorëve.
“Suita” e pazakontë në praktikën dhe realitetin e viganeve të sportit botëror, Majlinda dhe mësuesi-trajneri, Driton Kuka, vazhduan me itinerarin dhe ritmin e përcaktuar edhe gjatë gjithë vitit 2010, me ushtrimeve në Pejë, por edhe kampe përgatitore nëpër Evropë, me shumë udhëtime dhe pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, për suksese të reja ndërkombëtare si Bosnje, Tunizi, Estoni, Azerbajxhan dhe së fundi kjo në Sofje të Bullgarisë, ku u siguruan edhe 60 pikë shtesë të bagazhit olimpik, për të hapur kështu rrugën drejt cakut dhe synimit grandioz: LONDRA 2012.
Kualifikimi – rruga e ferrit
Vetëm njohësit e sportit, pedagogët sportivë, trajnerë profesionistë e ekspertë të lëmive sintezë e të afërta më shkencat e medicinës, biomekanikës, kibernetikës, e fiziologjisë, e kuptojnë mirë se sa punë, mund e sakrifica i duhet një sportisti apo një skuadre për të realizuar ëndrrën madhore për pjesëmarrje në një olimpiadë. Sikur është kjo rrugë e ferrit, sakrificës pa pardon, me sfida që vetëm organizmi shumë i përgatitur fizikisht e psikikisht përballon këtë për të arritur deri te kualifikimi.
Majlinda i përballoi të gjitha këto, me punë me angazhim, disiplinë dhe mbi të gjitha dëshirë për t’u imponua aty ku duhet, në mesin e elitës botërore. Krah të fortë në çdo moment e situatë e kishte, Driton Kukën, pa të cilin as që mund të paramendohet gjithë ky sukses i Majlindës, pse jo edhe i sportit kosovar njëkohësisht.
E tash radhën e ka shteti i Kosovës
Nëse i referohemi dekadës së fundit, pra periodës së pasluftës, sporti i Kosovës jo që nuk u përkrah nga institucionet e vendit, por ai u përbuzë deri në skajshmëri. Këtë, sporti, e as sportistët nuk e merituan. Fajin për këtë e kishin edhe ata që ishin në krye të sportit, e posaçërisht Komiteti Olimpik Kosovarë. Por për këtë, ndonjëherë tjetër.
Tash, pas bisedave, analizave dhe propozimeve të zyrtarëve më të lartë të sportit: KOK-ut, DSK-ës, krerëve të federatave për prioritetet dhe ndryshimet në organizimin dhe financimin e sportit, përfaqësimi ndërkombëtar, si ky i Majlindës në lojëra Olimpike, duhet të jetë prioritet mbi prioritete, sepse koha prej 18 muajve për Majlindën dhe trajnerin Driton Kuka ka koston financiare, për të cilën nuk ishte dashur të vihet në pyetje. Fokusi i tyre duhet të përqendrohet në planifikimin sa më të mirë të agjendës së përgatitjeve për kohën e mbetur, e cila përfshinë shumë udhëtime, pjesëmarrje në turne, ushqim të sforcuar, ( të vitaminizuar) proteina të domosdoshme për të mbajtur tonusin e muskujve dhe formën konstante fizike. Kukës ishte dashtë t’i bashkëngjitët edhe ndonjë i tretë, pasi ai deri më tani, pos trajnerit, kishte edhe shumë role tjera si masazhist, kameraman, fotoreporter, mjek e çka jo. Qeveria gjithashtu duhet seriozisht të mendoj për sigurimin e statusit të sportistit kulminant për Majlindën, pse jo edhe për Driton Kukën, pasi kjo është koha e fundit të definohet, për të mos ngjarë që Majlinda të pranoj një ofertë nga Azerbajxhani me kushte shumë të mira financiare.
Në fund, Majlinda Kelmendi në Londra 2012, (me shumë gjasa) do jetë ambasadorja e parë e sportit të Kosovës në historinë më të re të shtetit më të ri në Botë. Ajo për këtë, së paku deri tani u shpërblye në mënyrë shumë modeste. Në anën tjetër bursat shkollore, pensionet jetësore, ndarja e banesës, e shpërblimet financiare për sukseset si të Majlindës, në botë janë të zakonshme. Kurse motivimet shtesë, kur për një medalje të fituar premtohen edhe miliona euro, kërkon që rasti i Majlindës duhet nxitur e nxituar ndërgjegjen e atyre që vendosin, por shpejt dhe drejt.
(Autori është trajner, prof, dhe Kryetar i pedagogëve të kulturës fizike në Pejë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin