LAJMI I FUNDIT:

Maison Scotch me koleksion vjeshtë-dimër 2012

Maison Scotch me koleksion vjeshtë-dimër 2012

Koleksioni i famshëm i markës nga Amsterdami, frymëzuar nga Scotch & Soda, do të na mahnitë me setin fotografik të koleksionit Maison Scotch.

Si zakonisht, Scotch & Soda ka prezantuar një koleksion mjaft komod dhe të ngrohtë për ditët e ftohta që do të vijnë. Dëshironi të keni një stil unik, rroba të veçanta edhe në ditët e ftohta të dimrit? Atëherë shikoni koleksionin më të fundit të kësaj marke, ku do të zbuloni gardërobën që ju gjithmonë keni ëndërruar dhe shumë të rehatshme për ju.

Për stinët e ardhshme vjeshtë/dimër ky koleksion sugjeron një kombinim të copave me pëlhura, një përshtatje e disa elementëve të veçanta që do t’ju bëjnë unike në stilin tuaj. Prandaj, ne do t’ju sugjeronim ta bënit pjesë në gardërobën tuaj një pallto të gjatë me krahë lëkure, një triko të butë e të punuar me pëlhurë, një xhaketë të punuar me pe leshi dhe najlon argjendi.

Mos harroni të kompletoni pamjen tuaj me çanta lëkure, shall, doreza, varëse dhe unaza, të cilat janë aksesorët e domosdoshëm në stinën e ftohtë të dimrit. /Telegrafi/