LAJMI I FUNDIT:

Magnezi zvogëlon rrezikun për diabet

Magnezi zvogëlon rrezikun për diabet

Një studimi realizuar nga University of North Carolina në SHBA sugjeron se marrja e sasive të mjaftueshme të magnezit zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit tip 2.

Revista Diabetes Care citon shkencëtarët të kenë thënë se këto të dhëna shpjegojnë arsyen e efektit pozitiv të drithërave integrale, të cilat janë të pasura me magnez.

Sipas mendimi të tyre, efekti i këtillë i magnezit vjen për shkak të veprimit të tij në disa enzima themelore për zbërthimin e glukozës në organizëm.

Studimi është i bazuar te të dhënat e grumbulluara nga 4.497 pjesëmarrës të moshave ndërmjet 18 dhe 30 vjeç, të cilët në fillim të studimit 20-vjeçar nuk kanë vuajtur nga diabeti.


Është vërtetuar se njerëzit të cilët konsumojnë 200 miligramë magnez në çdo 1.000 kalori të konsumuara, janë për 47% më pak të rrezikuar që të sëmuren nga diabeti tip 2. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori