Në korniza botërore nën varfërinë energjetike nënkuptohet konsumi i energjisë elektrike nën dy dollarë amerikanë në ditë për një anëtar të familjes, ndërsa më të goditura prej saj janë gratë, pasi që duhet t’i lajnë enët në dorë dhe të lajnë rrobat që të kursejnë energji. Prandaj shoqëria jonë duhet të definojë se cili është pragu i varfërisë energjetike tek ne dhe të ndërmarrë masa për zvogëlimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto janë konstatimet e tryezës së sotme të rrumbullakët me temë “Çfarë paraqet varfëria energjetike – definicioni dhe rekomandimet për uljen e saj” që u mbajt sot në Shkup si pjesë përfundimtare e projektit “Ulja e konsumit të energjisë dhe ndryshimi i shprehive” i financuar nga programi për Energji inteligjente Evropa – Intelligent Energy Europe (IEE). Projektin e zbatoi Shoqata MACEF – Qendra për Efikasitet Energjetik e Maqedonisë (MACEF) nga shkurti 2014 deri në shkurt 2017.
Tryeza e rrumbullakët pati për qëllim t’i prezentojë rezultatet e projektit “Zvogëlimi i energjisë konsumatore dhe ndryshimi i shprehive” para opinionit të gjerë si dhe të nxisë diskutim për definimin e varfërisë energjetike në vend dhe krijimin e rekomandimeve për zvogëlimin e saj. Në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të cilat janë të involvuara me varfërinë energjetike dhe mënyrat dhe rekomandimet se si të zvogëlohet, njofton AIM.
Ai theksoi se institucionet tek ne kanë kuadër dhe resurse që t’i zbatojnë masat për efikasitet energjetik që çojnë drejt varfërisë më të vogël energjetike vetëm duhet të realizohet bashkëpunim horizontal midis institucioneve dhe të sillen normativa prej të cilave do të dalë programi në të cilin familjeve më të varfra do t’u përmirësohet standardi i jetesës.
Koordinatori i projektit, Zharko Ilievski porositi se ka shumë kritere për varfërinë energjetike dhe shtoi se në korniza botërore në amvisëritë e varfra energjetike hyjnë ato amvisëri të cilat kanë ndonjë anëtar me handikap, amvisëritë në të cilat jetojnë një numër i vogël i anëtarëve në hapësirë banesore të madhe.
“Në të shumtën e rasteve në Maqedoni varfëria energjetike është vërejtur përmes ngrohjes së një hapësire në shtëpi. Sipas statistikave në Maqedoni 76 për qind e amvisërive nxehen me drurë dhe i nxehin më së shumti prej 16 deri në 20 metra katrorë prej hapësirës banesore. Pikërisht ky lloj i varfërisë energjetike është më i përfaqësues në vend dhe prandaj duhet vepruar në këtë drejtim”, tha Ilievski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë