LES është një sëmundje autoimune në të cilin sistemi imun i sulmon qelizat dhe indet e veta, duke shkaktuar ndezje dhe dëmtim të indit.
Lupusi mund të dëmtojë secilën pjesë të trupit, mirëpo më së shpeshti e dëmton zemrën, nyjat, lëkurën, mushkëritë, enët e gjakut, mëlçinë, veshkat dhe sistemin nervor.
Simptomat fillestar më të shpeshtë janë ethe, plogështi, dhimbje në nyje, dhimbje në muskuj dhe lodhje, të cilat janë të ngjashme me shumë sëmundje të tjera.
Në kuadër të manifestimeve dermatologjike përfshihen: ekzantema, lupusi diskor (njolla të dendura të kuqe me luspa në lëkurë), alopecia, ulcera në gojë, hundë dhe vagjinë, si edhe plagë në lëkurë. Në sistemin muskul-skeletor paraqiten dhimbje në nyjat e vogla dhe kyçet e dorës, si edhe në nyjat tjera dhe në muskuj. Anemia dhe mungesa e hekurit mund të paraqiten në kuadër të manifestimeve hematologjike. Përveç tyre, paraqiten vlera të ulëta të pllakëzave dhe të qelizave të bardha të gjakut, të cilat mund të jenë pasojë e mjekimit me barna. Mund të paraqitet inflamacion në pjesë të ndryshme të zemrës, si perikardit, endokardit dhe miokardit.
Në kuadër të manifestimeve pulmonare janë, inflamacioni i mushkërive dhe pleurës, derdhje e lëngut pleural, pneumonit nga lupusi, sëmundje kronike intersticiale e mushkërive, hipertension pulmonar, emboli pulmonare dhe hemorragji pulmonare. Si pasojë e dëmtimit të veshkave, mund të lajmërohet hematuri ose proteinuri, pastaj nefrit i shkaktuar nga lupusi, i cili mund të çojë në pamjaftueshmëri të veshkave. Pacientët mund të kenë dëmtim të SNQ që për pasojë te 10% e tyre paraqitet paralizë apo psikozë, ndërsa te disa të tjerë çrregullime të rrjedhjes së lëngut cerebrospinal.
Rrjedha e sëmundjes është e paparashikueshme, dhe përcillet me periudha të shpërthimit dhe të përmirësimit. Lupusi mund të paraqitet në çdo moshë, ndërsa është më i shpeshtë te femrat. Mjekimi i lupusit bëhet në mënyrë simptomatike, kryesisht me kortikosteroide dhe imunosupresantë, meqenëse nuk ka mjekim adekuat. Mbijetesa e personave me lupus është: deri në pesë vjet 95%, deri në 10 vjet 90%, ndërsa 70% e të sëmurëve mbijetojnë deri në 20 vjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi