LAJMI I FUNDIT:

Lumia 900 në prodhim më e shtrenjtë se iPhone

Lumia 900 në prodhim më e shtrenjtë se iPhone

Analistët e iSuppli kanë përllogaritur se shpenzimi total i materialit për prodhimin e Lumia 900 është 217 dollarë.

Komponenti individual më i shtrenjtë është ekrani i ndjeshëm në prekje i cili kushton 58 dollarë, pason moduli për komunikimin pa tela me çmim prej 38 dollarë, pastaj memoria NAND flash dhe ajo DRAM me çmim prej 27 dollarë, dhe në fund kamera me çmim prej 18 dollarë. Vet shpenzimet e prodhimit vlerësohen në rreth tetë dollarë, por duhet cekur se në çmim nuk janë përllogaritur shpenzimet e zhvillimit, marketingut dhe transportit.

Për krahasim, vlerësimet e analistëve janë se iPhone 4S 16-gigabjtësh në prodhim kushton 188 dollarë. /Telegrafi/