Në një raport të publikuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2010, të titulluar "Zhvillimi i Programit Universitar për Sektorin e Ujërave në Kosovë", thuhet se rreth 45 për qind e popullsisë është e lidhur me një rrjet të kanalizimit. “Në një farë forme, lumenjtë e Kosovës, pak a shumë e kanë marrë rolin e kolektorëve të ndotjeve dhe mbeturinave të të gjitha formave në Kosovë”, thotë Zeqir Veselaj, profesor i lëndës së Mjedisit në Universitetin e Prishtinës.
Veselaj thekson se mos kyçja e gjysmës së popullsisë së Kosovës në rrjetin e kanalizimit, nuk e siguron një kualitet të mirë të jetesës së qytetarëve. Sipas tij, kanalizimet në botën e qytetëruar gjithmonë përfundojnë në sisteme për trajtim, respektivisht në pastrim të ujërave të zeza, diçka që në Kosovë është duke munguar.
"Përqindja e kyçjes së popullatës në sistem të kanalizimit është ende diku rreth 50 pë r qind. Ne në Kosovë, për momentin kemi vetëm një impiant funksional për trajtim të ujërave të zeza, që është impianti i Skenderajt i ndërtuar me fonde të Komisionit Evropian", thotë Veselaj.
"Të gjitha ujërat e zeza që gjenerohen në Kosovë, në rastin më të mirë mund të kalojnë nëpër gropa septike, dhe si të tilla kthehen në ambiente të jashtme, qoftë lumenjve tanë, qoftë edhe me derdhje nëpër hapësira të hapura të tokës, dhe që përfundimisht mund të përfundojnë edhe në ujëra nëntokësore, prej nga edhe furnizohet me ujë një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës", shton ai.
Në një raport të publikuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2010, të titulluar "Zhvillimi i Programit Universitar për Sektorin e Ujërave në Kosovë", thuhet se rreth 45 për qind e popullsisë është e lidhur me një rrjet të kanalizimit.
Aty potencohet se ujërat e zeza të mbledhura shkarkohen në mjedis pa asnjë lloj trajtimi dhe se ekziston vetëm një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në vend. Ky impiant i vetëm është i planifikuar për 8 mijë banorë dhe gjendet në Skenderaj.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Ambientit, janë edhe disa impiante të vogla të ndërtuara për një apo disa fshatra. Të tilla ka edhe në sektorin privat dhe në biznese.
Naser Bajraktari, drejtor i Departamentit të Ujit, në Ministrinë e Ambientit pohon se Kosova nuk qëndron mirë në trajtimin e ujërave të zeza.
"Republika e Kosovës realisht nuk qëndron mirë në trajtimin e ujërave të zeza, pavarësisht veprimeve, aktiviteteve dhe projekteve konkrete të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të bërë fizibilitetin për trajtimin e ujërave të zeza, për qendrat më të mëdha të Kosovës", bën të ditur Bajraktari.
Ai pohon se një nga faktorët më të mëdhenj që ndotin lumenjtë dhe liqenet e Kosovës, është shkarkimi i ujërave të patrajtuara.
"Realisht, dihet se shkarkimi i ujërave të ndotura në lumenj dhe liqene ka efektet e veta negative për mjedisin. Në favor të ujërave, është fat se industria e rëndë nuk ë shtë e zhvilluar dhe kjo e lehtëson këtë çështje. Ndërsa, meqë kjo pjesë ka stagnuar, atëherë dihet se ndotësi më i madh në këtë drejtim është vetë shkarkimi i ujërave të patrajtuara nga zonat urbane", thekson Bajraktari.
Mosfunksionimi i duhur i rrjetit të kanalizimit në Kosovë, dhe mungesa e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, bën që këto të fundit të kalojnë edhe në ambiente të jashtme.
Përpos mirëqenies së qytetarëve, profesor Zeqir Veselaj thotë se edhe fauna e flora e Kosovës po dëmtohet nga ndotja që shkaktojnë ujërat e zeza.
"Ne kemi disa raste, 2-3 viteve të fundit, të ngordhjeve masive të peshqve në lumenj të ndryshëm, në Sitnicë, Lepenc, që pak a shumë ka ndodhur për shkak të derdhjes aksidentale të ujërave tepër të ngarkuara me ndotje. Në përgjithësi, niveli i ndotjes është mjaft i lartë, sepse pothuajse të gjitha sistemet e kanalizimit, me gjithë ata ndotës të natyrave kimike, organike dhe inorganike, përfundojnë në lumenj, respektivisht në ujërat tanë të tjerë, dhe duke qenë si të tillë, ata krijojnë kushte të pafavorshme për jetën e faunës, por edhe të florës", thotë Veselaj.
Në vitet në vijim pritet të ndërtohet impianti në Prizren. Zyrtarë të Ministrisë së Ambientit bëjnë të ditur se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme, dhe tani janë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kompanisë implementuese të këtij projekti.
Për këtë projekt, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro, Kuvendi Komunal i Prizrenit 3.5 milionë dhe 12 mijë euro të tjera janë donacione nga Banka Gjermane. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër