Ishiasi shumë shpesh karakterizohet me dhimbje të shpinës dhe këmbës
Prof. Dr. Xhevat Nurboja
Pulmolog dhe Fiziatër-Reumatolog
tel. 044234404
Në 90% të rasteve është pasojë e hernies diskale të unazave të kurrizit në nivelin L4- L5 dhe L5-S1.
Kompresioni i hernies diskale në rrënjën e nervave shkakton edhe pezmatim (radiculitis), e ky pezmatim shoqërohet me dhimbje.
Dhimbja e shkaktuar e përfshin pjesën e poshtme të kurrizit dhe përhapet, kryesisht, në njërën këmbë (80% deri 90% të rasteve). Më shpesh paraqitet të meshkujt sesa të femrat, kryesisht te moshat 30- 50 vjeçar.
Diagnoza vihet në bazë të anamnezës dhe ekzaminimit fizik.
Anamneza (ankesat e pacientit)
a. 75% të pacientëve ankohen në dhimbje të shpinës jo të mëdha por që zgjasin me muaj përpara atakut akut.
b. Në raste tipike dhimbja lajmërohet papritur, zakonisht pas ngritjes së ndonjë peshe ose pas ndonjë lëvizje të pa përshtatshme.
c. Dhimbja e shpinës përshkruhet si dhimbje e madhe, si therje me thikë e cila përhapet në këmbë. Kjo përcjellët me shtangim (ngërçe) të muskujve, më mpirje e cila përhapet nga ana e jashtme e këmbës. Pacientët, 50%, deklarojnë që dhimbja i keqësohet kur kollitet, teshtitë, qesh etj.
d. Shumë pacientë deklarojnë se krahas dhimbjes kanë edhe humbje të ndjeshmërisë (senzibilitetit): mpirje, djegie, si te kesh rryme ne këmbë ose nuk e ndien fare prekjen.
e. Lëvizshmëria është kufizuar.
Ekzaminimi fizik
Pacienti ka pozitë antalgjike (kruset), shenja e Lasegue-it është pozitiv (25-30 shkallë). Ekzaminohet senzibiliteti; shenja e “ziles” është pozitiv (e prek shpinën e dhemb këmba); lezionet motorike te hernia diskale janë diskrete dhe paraqiten shumë me vonesë; çrregullohet ecja në gishta dhe ecja në thembra; paraqitet dobësimi i masës muskulore, këmba më e hollë.
Vërtetimi i diagnozës bëhet me analiza laboratorike – të cilat kryesisht janë normale por nëse janë më vlera patologjike flasin për ndonjë sëmundje tjetër.
Radiografia native tregon ndryshimet e diskut interverterbral. CT e pjesës lumbosakrale tregon prollapsin e diskusit. Rezonanca Magnetike (MRI) paraqet nivelin e prollapsit diskal.
Mjekimi varet prej gjendjes klinike: Në rastin e atakut akut, preferohet pushim në shtrat, analgjetikë, sedativë. Terapia e preferuar dhe efikase është infiltrimi lokal i kortikoideve me anestetik lokal që jepet çdo 3-7 ditë, sipas vlerësimit të mjekut ordinar.
Në rastet kronike preferohet terapia fizikale: kineziterapia, hidroterapia, elektroterapia etj. Kur të kemi përkeqësim të gjendjes, preferojmë urgjent të bëhet CT dhe MRI, që na udhëzon për intervenim kirurgjik.
Tretmani post-operativ bëhet gjithsesi në qendra për rehabilitim (në Banje).
Preventiva për të mirëmbajtur shëndetin: kondicion i mirë fizik i muskulaturës së barkut dhe shpinës; pesha trupore ideale, mos ngritja e peshave të rënda gjatë punës dhe ngasje sa më të rrallë të veturës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët