LAJMI I FUNDIT:

Lulet, tendenca aktuale e modës

Lulet, tendenca aktuale e modës

Nuk janë gjithmonë të kombinueshme dhe nuk i përshtaten çdo lloj trupi, por ato janë të zonjat e pasarelave të kësaj pranvere.

Bëhet fjalë për lulet e stampuara nëpër fustane e më gjerë, tendenca më e fundit e modës që na rekomandojnë stilistët botëror.

Anna Molinari për koleksionin e ri të Blumarine, ka vendosur të ketë lule kudo. Në një fustan me sfond të bardhë ajo propozon lule të stampuara ngjyrë portokalli dhe shumë fluoreshente.

Gruaja Blumarine është ekzotike, lulet shfaqen edhe në pantallona, xhaketa, këpucë, çanta të kombinuara me varëse të mëdha.


Edhe linja e re, Blugirl, luan me tonalitetet e ngjyrave dhe formave të luleve. Aty gjejmë ngjyra të gjalla e të forta, aq sa të duken si reale.

Salvatore Ferragamo për koleksionin e tij të ri është frymëzuar nga ikona e modës së viteve tetëdhjetave, Jerry Hall dhe ka bërë të tijat lulet e stampuara. Xhaketa me lule, të kombinuara me pantallona të shkurtra njëngjyrëshe është ajo që na propozon.

Moschino ka zgjedhur formën e lules për të dekoruar veshjet e tij, por ai ka eksperimentuar me materiale si tyli e dantellat për t’i krijuar ato, shkruan Living. Edhe tek Roberto Cavalli gjejmë një miksim të luleve në veshje.

Ndërsa Laura Biagiotti na propozon një koleksion më romantik, duke i vendosur motivet me lule tek fustanet e gjatë, ndërsa dantellat tek fundet e ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori