LAJMI I FUNDIT:

Lulet ndryshojnë gardërobën

Lulet ndryshojnë gardërobën

Veshjet me dizajn lulesh janë tipike për stinën e pranverës dhe duke qenë se ajo tashmë ka trokitur, ja disa ide të cilat mund t’ju hyjnë në punë për kombinimet që ju do të krijoni në gardërobën tuaj.

Të gjithë mund ta vënë re fare lehtë se temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe xhupat e mëdhenj janë hequr duhet të hiqen pak nga pak, veshjet e dimrit të zëvendësohen me ato të pranverës. Bëhet fjalë për veshje me lule, të cilat i shkojnë përshtat kësaj stine kaq të mirëpritur nga shumë njerëz.

Në galerinë e mëposhtme mund të gjeni modele mjaft interesantë për këtë stinë, të stiluara nga Blumarine, Erdem, Dries Van Noten, Francesco Scognamiglio, Zara, Max Mara, Pull & Bear, H&M, etj.