LAJMI I FUNDIT:

Luksemburgu do të vazhdojë projektet mbështetëse në Kosovë

Luksemburgu do të vazhdojë projektet mbështetëse në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur në takim Pierre Wever, Shef i Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë. Ai ishte i shoqëruar nga drejtori i ri i Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim – LuxDev, Pascal Rossignol.

Lux Dev është agjenci e Qeverisë së Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim që në vendin tonë është marrë kryesisht me mbështetjen e projekteve në sektorin e ujit dhe zhvillimit lokal, të cilat janë iniciuar nga MZHE.

Ministri Ismajli ka njoftuar zyrtarët e Luksemburgut me projektet që janë realizuar në sektorin e ujërave, ku një rol të rëndësishëm ka pasur edhe mbështetja financiare nga Lux Dev, duke theksuar se ky sektor përbën një nga prioritet e Qeverisë së Kosovës.


Më tej kreu i MZHE-së ka vënë në dukje se projektet që janë bazë për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve kanë një trajtim të veçantë në politikat dhe orientimet e Qeverisë.

Ministri Ismajli përsëriti mirënjohjen për shtetin e Luksemburgut për mbështetjen e që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovën në fusha të ndryshme, përfshirë këtu edhe agjencinë qeveritare Lux Dev, por jo vetëm, në funksion të zhvillimit të vendit.

Nga ana e tyre, Pierre Wever dhe Pascal Rossignol ritheksuan vazhdimin e mbështetjes Luksemburgut për Kosovën, ndërsa nënvizuan bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori