LAJMI I FUNDIT:

Luksemburgu do ta përkrah Kosovën

Luksemburgu do ta përkrah Kosovën

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim shefin e Ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber, të cilin e falënderoi për kontributin e shtetit të Luksemburgut dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për investimet e Luksemburgut në projekte të cilat ndikojnë direkt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast Ministri Hoti gjithashtu shprehi bindjen se ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hoti dhe shefi i Ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për ofrimin e trajnimeve nga Qeveria e Luksemburgut në fushën e prokurimit elektronik të nivelit qendrorë, në fushën e Partneritetit Publik Privat, ofrimin e ekspertëve për këtë fushë, si dhe në trajnimin dhe licencimin e auditorëve të brendshëm për të gjitha organizatat buxhetore.


Në këtë takim, po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e ofrimit të ndihmës për trajnimin e stafit dhe ofrimin e ekspertëve nga Luksemburgu për Ministrinë e Financave për zbatimin e Planit Kombëtar për MSA-në, Plan i cili është edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori