Qindra raste të kualifikuara si pjesë e luftimit të korrupsionit janë në duart e prokurorisë dhe gjykatave, por ky angazhim nuk ka mjaftuar që Kosova të marrë notë shumë pozitive për sa i takon luftimit të kësaj dukurie. Bazuar në raportet e ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, luftimi i kësaj dukurie vlerësohet se mbetet ende në një shkallë mjaft të ulët.
Megjithatë, përfaqësuesit e sistemit gjyqësor në Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se nga puna e bërë në drejtim të luftimit të korrupsionit ka dhënë rezultate pozitive.
Gjyqtari Agim Maliqi, anëtar i Komisionit për implementimin e planit të veprimit për zgjedhjen e lëndëve të korrupsionit, tha se janë më shumë se 500 lëndë për të cilat janë marrë apo pritet të merren vendime në gjykata.
“Në të gjitha gjykatat në punë janë 276 lëndë, kurse të pranuara janë 262 lëndë. Kjo do të thotë se kemi një numër më të madh të lëndëve të përfunduara sesa ato që janë në proces. Ka shumë raste të personave që janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe dënim me burgim dhe këta persona janë duke vuajtur dënimet në qendrat përkatëse korrektuese”, tha Maliqi.
Maliqi tha se duke iu referuar të dhënave nga gjykatat themelore dhe atyre të apelit, rezulton se ka një trend të rritjes së numri më të madh të lëndëve që janë zgjidhur. Megjithatë, ai nuk ka dashur të flasë për rastet e korrupsioni të nivelit të lartë.
“Ne si komisioni nuk i ndajmë lëndët e profilit të lartë. Ne si komision merremi me të gjitha lëndët që hyjnë në grupin e veprave penale kundër korrupsionit, të cilat janë të parapara në bazë të kapitullit të 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për ne është relevante vetëm fakti se a hyn në kapitullin e lëndëve të korrupsionit dhe kjo trajtohet si lëndë e tillë”, tha Maliqi.
Por, organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, thonë se nga aspekti i brendshëm, një pjesë e madhe e aktakuzave që kanë të bëjnë me rastet e korrupsionit të ngritura nga prokuroritë, janë hedhur poshtë nga gjykatat.
Betim Musliu, nga Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovës është i kapur nga politika dhe, siç shprehet ai, ky sistem po amniston shumë zyrtar të lartë që dyshohet se janë të përfshirë në vepra të korrupsionit.
“Ende në burgjet e Kosovës nuk është i dënuar asnjë zyrtar i profilit të lartë për vepra penale të korrupsionit , rrjedhimisht kjo është një amnisti e cila u bëhet praktikisht çdo ditë zyrtarëve të lartë nga sistemi i drejtësisë, i cili ka një shpjegim se pse nuk ka rezultate dhe ky shpjegim është se ky sistem është i kapur nga politika dhe politika shpërblehet me imunitet”, tha Musliu.
Ai theksoi se sistemi i drejtësisë, ndonëse ka shpallur si prioritet lëndët e korrupsionit, nuk ka arritur të ofrojë asnjë argumente që praktikisht ka bërë ndjekje dhe gjykim efikas.
“Ka ekzistuar një retorikë e partive politike dhe pushtetarëve në legjislative dhe ekzekutiv që duhet të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo retorikë e partive politike dhe pushtetarëve është shndërruar në retorike të vet sistemit prokurorial dhe gjyqësor, të cilët kanë proklamuar se janë duke i trajtuar më prioritet lëndët e korrupsionit, por që gjetjet tona dëshmojnë se asnjë prej këtyre rasteve nuk janë trajtuar as sipas periudhave dhe afateve ligjore të cilat përcaktohen në ligj”, tha Musliu.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ka thënë se Kosova mund të krenohet me ligjet e reja që fuqizojnë sundimin e ligjit në fushën anti-korrupsion.
Ai ka theksuar se “me qëllim të zbatimit të këtyre ligjeve në praktikë, në mbledhjen e nesërme [martës] të Qeverisë, do të vendos për shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si hap i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit”.
“Nga nesër do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Një vendim të tillë Musliu e konsideron si të kundërligjshme dhe një nga format korruptive që siç tha ai “për ta blerë Prokurorinë Speciale”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova