Luftërat ideologjike (s)përfunduan në globalizëm!
“Lufta është koha kur etërit varrosin djemtë, kurse paqja kur djemtë varrosin etërit”
1. Lufta dukuri e (pa)shmangshme?
“Profecitë e Nostradimusit”, një libër i cili po shitet akoma me të madhe dhe të “profetëve” tjerë që e prognozuan të “vërtetën” për ardhmërinë e njerëzimit, siç është bie fjala ajo mbi kataklizmin që do të ndodhë në këtë vit, duket që kanë vërshuar mediat elektronike dhe ato të shkruara si diçka të pashmangshme dhe që do të ndodhin patjetër në shekullin tonë! Gjithë kësaj tani, kur t’i shtohen edhe mendimet tjera apokaliptike për gjëja luftërat e ardhshme që do ndodhin si pasojë e pushtimeve shkaku i territoreve dhe hapësirave ideologjike në mbarë botën, atëherë kuptimi i së ardhmes vërtetë bëhet interesant dhe i pakuptueshëm.
Por, për çka në të vërtetë është fjala? A është ky fillim i një “lufte qytetërimesh” siç do të thoshte filozofi dhe sociologu i njohur botëror Samuel Huntigton, apo është një kundërpërgjigje e re ndaj modernizmit të përshpejtuar të shoqërive perëndimore?!
T’i hedhim një vështrim, për një moment këtij diskursi të ri që është bë objekt i analizave dhe debateve në gjithë globin, e që në fakt përputhet dosido edhe me trendin e procesit, apo tendencës që jemi dëshmitarë të gjallë e që shquhet si epokë e globalizmit.
2. Terrorizmi shkak apo pasojë e luftërave?
Që në fillim vlen të shpjegohet derivati i konceptit të terrorizmit, i cili në të gjitha anët e botës zgjon një shqetësim të llojit të vetë, e që me këtë shqetësim bartë edhe disa porosi apo shpjegime që deri diku do të duhej të japin një përgjigje se çfarë në të vërtetë po ndodhë në shekullin tonë. Të themi p.sh. për fillim që terrorizmi në fakt ishte një lloj derivati apo një lloj mekanizmi makiavelist përmes të cilit pothuajse të gjitha shtetet, kombet dhe qytetërimet në një farë mënyre janë munduar t’i realizojnë premisat e tyre fondamentale, apo zbatojnë rregullat e tyre ekstremist të ngurta që nuk përputhen edhe aq fortë me zhvillimet dhe proceset e kohës. Në fakt, ngurtësia e tepruar ka bërë që luftërat shpesh herë duke dashur t’i mbrojnë dogmat e tyre, të makiavilizohen aq shumë sa që qëllimin e ngatërronin dhe identifikonin me format më terrorizuese edhe popullsinë civile!
Terrorizmi fundamentalist, në anën tjetër padyshim që nëse si intencë e ka kaosin, e këtu nuk diskutohet kjo, mëton apo thënë anon me përmasat e tija edhe kah luftërat apo përleshjet midis vetë, shteteve, kombeve e edhe qytetërimeve. Si i tillë ai në periudha të ndryshme kohore është përdorë edhe si shkak e edhe si pasojë i këtyre ndryshimeve globale që ndodhën apo do të ndodhin në të ardhmen.
Por, çka në esencë nënkuptojmë me konceptet luftë, qytetërim, kulturë, fundamentalizëm kulturor, etj., le të ndjekim elaborimin e Samuel Huntigtonit, njërit ndër teoricienët e rrallë që këtë fenomen e sheh pakëz më ndryshe.
3. Përleshjet (luftërat) e ardhshme sipas Samuel Huntigton
Kur Samuel Huntington, profesor i mirënjohur i Harvardit dhe Drejtori i Institutit për studime strategjike John M. Olin, në vitin 1993 e botoi për herë të parë punimin e titulluar ”Përleshja e Civilizimeve” në revistën prestigjioze “Foreign Affairs”, pasuan një seri reagimesh, të cilat sipas redaktorëve të kësaj reviste nuk mbaheshin në mend në 50 vitet e fundit të shekullit të kaluar! Tani, nga kjo distancë kohore prej dy dekada, kur të analizohen si reagimet e shumta ashtu edhe teza e njohur e këtij autori, fitohet përshtypja se ose njerëzit e kanë ndier nevojën që të reagojnë kështu në numër kaq të madh, ose autori ishte shumë i bindur në atë që kishte?
Samuel Huntington, i shtyrë nga ky numër kaq i madh i reagimeve publicistike, shkencore e besa edhe sosh publike politike, para ca viteve boton librin (i cili po ashtu do të bëhet objekt i shumë kritikave, por tashmë çuditërisht edhe lëvdatave!) me një titull identik: ”Përleshja e civilizimeve dhe ribërja e rendit botëror”.
Është interesant se tani, pas titullit të lartpërmendur, mungonte pikëpyetja e mëhershme e apostrofuar në punimin e parë, që d.m.th. se në ndërkohë ai bëhet edhe më i sigurt në paragjykimet e tija të mëhershme për mundësit reale të “përleshjes së civilizimeve” botërore! Por, për çfarë paragjykimesh të këtij autori në të vërtetë ishte fjala, që atëbotë e patën tronditur botën me prognozat pesimiste? Apo cili ishte thelbi i tezave të Huntingtonit, dhe sa në të vërtetë tani pas një distance të dukshme kohore, ato kanë dalë si të vërteta apo afër të vërtetës së tij?
Sa për të rikujtuar lexuesit e nderuar, duhet theksuar se z. Huntigton mendonte se: në fund të shek. XX kultura do të bëhet madhësi mesatare e një rrethi qytetërues…Ai me këtë rast faktikisht e identifikon kulturën si koncept dhe veçanti të grupeve apo komuniteteve të caktuara me konceptin e qytetërimit, që në thelb (për mendimin tonë) janë dy kategori të papajtueshme njëra me tjetrën, por që në esencë bashkëjetojnë disi.
4. Sa është e rëndësishme e kultura sipas Huntigtonit?
Kultura, pra, përkatësisht qytetërimi, sipas Huntigtonit është një mënyrë e të jetuarit, përmbledhje e të jetuarit, të besuarit, institucioneve dhe strukturave shoqërore. ”Qytetërimet – thotë ai, janë “ne “ më të mëdhenjtë, brenda të cilës ndihemi në shtëpinë tonë – ndaras nga të gjithë “ata” të tjerët atje diku…”. Qytetërimet, si entitete më të gjera kulturore, kanë karakteristikat e tyre objektive, siç janë: historia, gjuha, feja, tradita, institucionet, pastaj edhe ato subjektive, që paragjykohen përmes vetidentifikimit të njerëzve si pjesëtarë të një qytetërimi të caktuar”
Huntingtoni, në të vërtetë, kur e përmend identitetin kulturor mendon se ai sot sërish është bërë një cilësi dominuese e identitetit personal dhe atij shoqëror, me fjalë të tjera sot, sipas këtij formulimi, njerëzit vetidentifikohën dhe të tjerët “ata “ i identifikojnë ekskluzivisht, si pjesëtarë të njërit ndër qytetërimet e caktuara, apo thënë më shkurt si pjesëtarë të njërit ndër tetë (sa edhe ai i identifikon) qytetërimet kryesore të shek. XX. Ato qytetërime të identifikuara, sipas Huntigtonit, janë: qytetërimi kinez (apo konfuqian), qytetërimi japonez, qytetërimi hindus, qytetërimi islam, qytetërimi perëndimor, qytetërimi lationamerikan, qytetërimi ortodoks, qytetërimi budist, e ndoshta edhe qytetërimi afrikan.
Duke e shikuar këtë identifikim qytetërimesh nga ana e Samuel Huntigtonit, nuk është vështirë të hetohet që numri më i madh i kategorizimit të këtillë i përgjigjet në thelb ndarjes sipas kriterit fetar, kriter të cilin autori me qëllim e përdor si mjet identifikues te këto qytetërime.
Për Huntigtonin, është interesant që shkaqet ekonomike dhe ato ideologjike, më nuk do të jenë determinantet apo ata nxitësit kryesor të cilat do t’i cilësojnë dhe do t’i tërheqin pas vetes turmat e mëdha të njerëzve, e aq më pak determinante e nxitës të cilët do t’i ndajnë ata mes vete në shekullin XXI. Gjithashtu sipas, tij duke iu falënderuar modernizimit të pjesës më të madhe të botës dhe prosperitetit të madh ekonomik të Azisë juglindore dhe Lindjes, antagonizmat mes të pasurve dhe të varfërve, gjithnjë e më pak do t’i përcaktojnë kahet themelore të politikës ndërkombëtare. Dobësimi i ndikimit të Perëndimit në skenën globale botërore, në vitet që po vijnë gjithnjë do të vijë duke u rritur. Në anën tjetër, mungesa e luftës së ftohtë mes dy superfuqive do ta zhdukë vijën e demarkacionit lindje-perëndim.
Parimi i tubimit dhe i drejtimit të zhvillimit ekonomik, tregjeve të gjëra globale si edhe ai i bashkëpunimit të botës së sotme, është i përcaktuar si thotë Huntingtoni, në rend të parë me limitet e përkatësisë së këtij rrethi apo atij rrethi qytetërues.
Duke e ndjekur një rrugëtim të tillë të strukturës dhe të dinamikës së raporteve në botën bashkëkohore, e në anën tjetër edhe të ridefinimit të sferave të ndikimit, do të thoshim se këto ripërkufizime apo potenciale në botën e sotme rrjedhimisht do mund të gjeneroheshin si pasojë i : s’ pari tendencave universale që pretendojnë t’i implikojnë qytetërimet aktuale (para së gjithash ai perëndimor) pra dëshirës dhe nevojës që parimet themelore të veta (sundimit të ligjit, pluralizmit social, tregut global, individualizmit, etj.) t’u imponohen vendeve apo qytetërimeve të tjera, si diçka e mirë, e dëshiruar dhe diçka universale, dhe së dyti nga fakti se një numër bukur i madh i vendeve gjendet në vijën e ndarjeve të dy e më rrallë edhe të tri qytetërimeve.
Shtrohet pyetja, sa në të vërtetë mundet paradigma qytetëruese të bëhet në fakt një tregues përcaktues i marrëdhënieve në botën e sotme, apo sa njerëz në të vërtetë të periudhës postbllokiste mund ta identifikojnë konceptin e asaj që u përket “atyre”, në mesin e atyre “tjerëve” që nuk i ndajnë as muret e qytetërimit?
5. Etnokulturat cak i ri i luftërave
Huntington, është shumë i vetëdijshëm se etnokulturat, në realitet kulturat periferike autonome gjithnjë e më shumë po bëhen cak i ri identifikues i shumicës së kompanive të mëdha transnacionale, në mënyrë që të njëjtat në periudhat e më vonshme të absorbohen dhe të identifikohen si hapësira që domosdoshmërisht duhet t’i takojnë sferës së qytetërimit perëndimor. Këtë gjykim, Huntigton e nxjerrë si pasojë të modernizimit dhe të anomizitetit të përcjellë me katalizatorin e raporteve që do të ndërtohet ekskluzivisht përmes njerëzve të ambienteve urbane (mobiliteti i madh hapësinor, etj.) dhe i reaksionit pozitiv që do të shfaqet ndaj vetë fenomenit të globalizimit, dmth. tendencës së uniformitetit planetar të: tregut, informatave, modës, ushqimit, argëtimit etj.
Por, kur është fjala tek tendenca e ndjenjës së përkatësisë dhe besnikërisë së tërë këtij pretendimi global ndaj uniformitetit nga ana e qytetërimeve tjera jo perëndimore, Huntigton thotë se e gjithë kjo varet shumë nga ndjenja e zhvilluar e (vetë)identifikimit të njerëzve dhe popujve me ndjenjën përkatësisë së tyre qytetëruese që duhet të ndodhë pikërisht si pasojë e identitetit të ri që po mundohet ta bëjë perëndimi në të gjitha sferat e jetës shoqërore, politike e sidomos atë kulturore.
6. Sindroma “ne dhe ata” në Ballkan
I ashtuquajturi cilësim “ne”-“ata”, thotë Huntigton, nuk e ka më kuptimin e lojalitetit dhe solidaritetit midis vetës si tërësi unike kombëtare, shtetërore, rajonale, etj. por të një lojalitetit dhe solidaritetit midis vetë individëve, qytetarëve ku interesat personale fuqizohen aq shumë sa që do të arrijnë të marrin cilësinë e një identiteti planetar në cilin do cep të botës. Por, ky konstatim i Huntigtonit, themi se vështirë mund të vlejë psh. për Ballkanin Perëndimor, ku akoma ndjenja etnocentrike është gjallë dhe e fuqishme midis popujve dhe shteteve. E themi kështu, edhe për shkak se sintagma e “neve” dhe “atyre”, akoma edhe pas përfundimit të pesë luftërave të përgjakshme, akoma perceptohet përmes dioptrisë etnonacionale (psh. luftërat e ndodhura midis: serbëve dhe kroatëve; shqiptarëve dhe serbëve; serbëve dhe boshnjakëve, maqedonasve dhe shqiptarëve etnik në Maqedoni, etj.) që nënkupton një vështirësi të llojit të vetë për t’u akomoduar me rendin e ri botërorë.
Pra, sintagma “ne” dhe ata”, në fakt për Huntigtonin është një lloj kushti për të testuar ndërlidhjen tonë që ushtrohet me paradigmat e quajtura shkallë e qytetërimit midis njerëzve? Por, a mundet përkatësia qytetëruese, si koncept i vetëmjaftueshëm për grupimet më të gjera njerëzore, (disa thonë vetëm më e vogël se raca!?) të shërbejë si “pasaportë” të themi p.sh. dentifikimi, apo si një lloj veçantie e bollshme e identifikimit (në fakt ”atyreve”) të tjerëve, është e tepërt dhe si do të thoshim i pa përthekueshëm për mentalitetet apo identitetet të cilat ende notojnë në ujërat e etnosit, racës, fesë dhe identifikimeve tjera?
Kjo teori, për mendimin tim për Ballkanin ku janë zhvilluar pesë luftëra në baza etnike (prapa të cilit padyshim fshihet ai fetar?!) do të thoshim, është e paimagjinueshme! Është e paimagjinueshme edhe për shkak, përkatësia e identitetit të qytetërimit, barrierat e etnosit, religjionit, si edhe ajo e përkatësisë regjionale i shkrinë në një kazan tjetërfare që si identifikim kërkon tjera shpjegime shtesë. Përveç kësaj shumë vende në kuadër të rajonit përkatës, pra të njëjtit qytetërim kanë të shumtën e rasteve; kulturën, mitet, kujtesën historike, etj. si “argumente” kontestuese në mes veti, sa që është vështirë të shkrihen në kazanin e përbashkët të zhvillimit dhe emancipimit ekonomik, politik, religjioz, etj.
7. A ka fraksione midis qytetërimeve?
Ndarjet në mes vetë qytetërimeve ngandonjëherë dinë të jenë aq kundërthënëse, sa që janë më shprehura se sa në mes vetë qytetërimeve, P.sh. papajtueshmëritë e shprehura mes sunitëve dhe shiitëve në qytetërimin islam; apo ai mes protestantëve dhe katolikëve në krishterimin perëndimor, etj.
Gjithashtu, duhet theksuar se vetëdija mbi përkatësinë e një qytetërimi, nuk është e thënë të jetë gjithnjë e njëjtë tek të gjitha qytetërimet tjera jashtë atij qytetërimi. Sot p.sh. ajo është evidente që dallimet p.sh në civilizimin islam janë më të thelluara se sa te civilizimi perëndimor (këtë e dëshmojë edhe revolucioni i ndodhur demokratik), në mes tjerash edhe për shkak se përkatësia e ndonjë shteti (kombëtar), mund të lozë rol më të vogël ose më të madh në vetëpërceptimin dhe vetëidentifikimin e anëtarëve tjerë të qytetërimit përkatës.
Samuel Huntingtoni , shumë mirë e heton se në fund të shek. XX, çështja e identitetit (sërish) fuqishëm fillon t’i preokupojë njerëzit dhe se njerëzit nevojën për identifikimin të vetvetes më me sukses do të mund ta kënaqin në ndjenjat e përkatësisë etnike, se sa në atë të bashkësisë shtetërore, pra të një entiteti politiko-territorial, në mes tjerash edhe për shkak se përkatësia etnike apo ndjenja etnike është më pak racionale se sa bie fjala përkatësia e ndonjë entiteti shtetëror; për shkak se, përkatësia etnike në thelb thirret në të kaluarën dhe është shumë më e qëndrueshme.
8. “Intervenimi i NATO-s në Kosovë jo qytetërues”, thotë Huntigtoni!
Sipas Huntigtonit, qytetërimi nuk është asgjë tjetër përveç se një etnos global. Mirëpo, shtrohet dilema: a mos është ende herët të mendohet se vetë etnosi global i Huntingtonit është disi i pamjaftueshëm për t’i globalizuar shumicën e njerëzve të etnoseve dhe identiteteve të ndryshme, në mënyrë që ata të mund të ndihen sociologjikisht të identifikuar me të? Si duket, Huntington harron se fuqia apo niveli i identifikimit të njerëzve me qytetërimin që i përkasin varet shumë edhe nga pjesa e territorit se ku gjinden këta njerëz të këtij qytetërimi të përzier me etnose dhe identitete të ndryshme. P.sh. njerëzit që jetojnë në thellësinë e Siberisë, me siguri më pak janë të ndërgjegjësuar për përkatësinë e vetë specifike të orthodoksizmit si qytetërim, se sa bie fjala rusët të cilët të cilët janë të ngulitur kryesisht në pjesët jugore kufitare të këtij vendi, apo p.sh. myslimanët evropian me ata të lindjes.
Raca po ashtu është një grupim i madh komunitetesh sikurse qytetërimi që si objekt i identifikimit të njerëzve që i ofron dhe i largon ata nga rrënjët e përkatësisë së një qytetërimi, mund t’i konkurrojë seriozisht konceptit Huntingtonian të qytetërimit. Bie fjala, zezakët e qytetërimit amerikano-latin, të cilët e kanë pranuar krishterimin të shumtën e rasteve më shumë identifikohen me vëllezërit sipas racës se sa vëllezërit e civilizimit lationoamerikan perëndimor. Ose p.sh. Australia edhe sot e kësaj dite vuan ekonomikisht nga paragjykimet racore, të cilat janë evidente! Ngase, atje ndarjet ende sponsorohen në vijën e racës së verdhë dhe asaj të bardhë, e jo të përkatësisë shtetërore, popullsi kjo që në aspektin kulturor, të traditës, religjionit, etnosit, etj. i përket civilizimeve të ndryshme, duke përjashtuar këtu identifikimin e jashtëm se ata i përkasin një civilizimi perëndimor. Thënë më ndryshe, “njerëzit e Azisë”, nuk perceptohen edhe gjithaq si përfaqësues të qytetërimit japonez, konfuqian apo atij budist, por si aziatik, pra si përfaqësues të racës së verdhë!
Meqenëse, Samuel Huntigton, në konceptin e qytetërimit gjen atë etnosin global, atëherë politika lokale është një politikë e etnoseve, ndërsa politika globale politikë e qytetërimeve, ku përleshjet e ardhshme do të ndodhin mes po këtyre këtyre qytetërimeve. Por ngjarjet e fundit të shekullit të kaluar dhe të fillimit të mileniumit të ri sikur dëshmojnë se politika globale nuk është vetëm politikë që zhvillohet midis qytetërimeve, por parasëgjithash edhe politikë që zhvillohet për shkak të interesave dhe territoreve për t’i eksploatuar ato. Në Luftën e Gjiut, ku plasi konflikti midis dy vendeve të qytetërimit islam, SHBA (si personifikim i qytetërimit perëndimor), furishëm sulmuan Irakun i cili pretendonte të marrë rolin prijës në qytetërimin islam. Në konfliktin e Bosnjës dhe atë të Kosovës, qytetërimi perëndimor ishte në anën e boshnjakëve dhe të shqiptarëve, që kurrsesi nuk përputhet me pikëpamjet e profesorit të nderuar të Harwardit. Ai në një prononcim të vetin në gazetat me renome amerikane, intervenimin e NATO-s në Kosovë, e patë shquar si joqytetërues dhe anomali të llojit të vetë?!!
9. Ideja e multukulturalizmit kërcnim për SHBA-të
Si duket Huntigtoni i ngazëllyer me teorinë e tij të pastërtisë qytetëruese dhe idenë se secili nga qytetërimet e identifikuara nga penda e tij do të duhej t’i përmbahej “vetvetes”, mendon se SHBA-të gjithnjë e më shumë po rrezikohen përbrenda pikërisht nga multikulturalizmi i tepruar që ajo u ofron qytetërimeve të tjera! Ai në të vërtetë është ithtar i mendimit se mbyllja hermetike ndaj qytetërimeve është shumë më e dobishme se sa hapja! Në këtë drejtim, koncepti i shpjegimit të raporteve njerëzore dhe qytetërimeve nga ana e tij, më tepër i ngjanë një projeksioni paragjykues se sa sish optimist. Tekefundit, 11 shtatori e dëshmoi këtë… Kurse kundërsulmet e Amerikës në Afganistan, Irak etj. u treguan se veprimet ushtarake mund të jenë relativisht të suksesshme e aq më tepër sensibilizuese për qytetërimin e atjeshëm, gjë që u dëshmua edhe nga vetë qeveria amerikane.
Shtegdalja do të mund të gjurmohej në një dialog të ri mes kulturave të ndryshme të vendeve dhe shteteve islamike me kulturën perëndimore, në mënyrë që projekti i globalizimit të bëhet më familjar dhe gjithsesi më i besueshëm për të gjitha qytetërimet e Huntigtonit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?