Pa grupime dhe me mbajtje të distancës fizike siç kërkohet nga protokollet kundër Kovid-19, sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e shënoi Ditën e punës – 1 majin.
Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, në fjalimin e tij para anëtarëve të sindikatës, deklaroi se kriza vetëm e përshpejtoi nevojën për t’i siguruar përparësitë e punëtorëve në vend, ndërsa ato sindikata të bashkuara në LSM kërkojnë që punëtorëve t’u garantohet punë e denjë dhe një vend në shoqëri të cilin e meritojnë me kontributin dhe punën e tyre të palodhur.
“Kërkojmë miratimin e një ligji të ri për marrëdhëniet e punës me standardet evropiane i cili do t’i përmbajë kontratat e punës me kohë të caktuar për një maksimum prej një viti, ndërsa të njëjtat automatikisht do të shndërrohen në kontrata të punës me kohë të pacaktuar pas këtij një viti. Së dyti, pushimi i lehonisë prej 12 muajsh. Së treti, KOVID-19 të jetë një sëmundje profesionale e paguar me kompensim 100 për qind duke e ndjekur shembullin e Sindikatës së Shëndetit dhe Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, të cilat janë të bashkuara në LSM”, tha Dimovski.
Gjithashtu deri të qeveria dërgoi kërkesë të shfuqizohet neni nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës për periudhën e kontrollit që i mundëson punonjësit të punojë jashtë orarit pa ndërprerje, ndërsa puna jashtë orarit të mos paguhet.
“Së pesti, në ndërmarrjet me më shumë se 30 punëtorë, rregullimi i të drejtave të punëtorëve me marrëveshje kolektive, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zvogëlohet numri i punëtorëve që marrin pagën minimale, dhe ne e dimë që ata kanë arritur 100 mijë, sepse shuma e pagës duhet të rregullohet me marrëveshje kolektive në përputhje me aftësimin profesional dhe kompleksitetin e punës. Së gjashti, rritje në pagën minimale, e cila duhet të jetë së paku 60 për qind e pagës mesatare. Së shtati, dalja në pension për disa arsye – pension pleqërie, pension pas viteve të stazhit, si dhe pension i parakohshëm. E shtata, kushte të shëndetshme dhe të sigurta për ne punëtorët. E teta, sistem më i mirë shëndetësor dhe shërbime shëndetësore të denja për qytetarët dhe punëtorët”, shtoi Dimovski.
Irena Siljanovska, kryetare e Seksionit për Rininë pranë LSM-së, tha se një pjesë e disa ndërlikimeve të shkaktuara nga pandemia me Kovid-19 do të bëhen të dukshme.
Ajo në fund shtoi se që nga fillimi i krizës shëndetësore në mars 2020, nga numri i përgjithshëm i njerëzve që humbën punën dhe ekzistencën si rezultat i krizës, pothuajse 30 për qind e tyre janë të rinj nën 29 vjeç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës