LAJMI I FUNDIT:

LSM dorëzon amendamente për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik

LSM dorëzon amendamente për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka dorëzuar propozim-amendament për Buxhetin për vitin 2022, me të cilin synohet të sigurohet mjete për rritjen e pagës për 2.806 denarë për punëtorët e sektorit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimi, siç njoftojnë nga LSM, është dorëzuar sot dhe presin që të përkrahet nga të gjithë deputetët, veçanërisht nga partia që i ka thirrur që të paraqesin propozimin për financimin e rritjes lineare të pagave në sektorin publik.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para deputetëve ka dorëzuar propozim me amendament me të cilin kërkohen ndryshime dhe plotësime të buxhetit, përkatësisht sigurimin e mjeteve me të cilat do të bëhet paga bazë neto e të punësuarve në organet shtetërore dhe lokale dhe organet tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe – institucionet që kryejnë veprimtari në fushën e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, ushtrisë, policisë dhe veprimtari të tjera me interes publik të përcaktuara me ligj, ndërsa të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrjet publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat në qytetin e Shkupit të rriten për 2.806 denarë në shumën neto, në përputhje me rritjen e paga minimale e publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr.41 nga 24 shkurt 2022, llogaritur nga 01.07.2022 me ribalancim të buxhetit”, njoftojnë nga LSM.


Nëse deputetët nuk japin mbështetje, nga LSM thonë se e vetmja mundësi mbetet realizimi i shpalljes për grevë të përgjithshme më 22 të këtij muaji./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori