LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kthehet “Gjyqësori Svarovski”, OBRM-PDUKM kërkon të ketë kontroll, jo drejtësi

LSDM: Kthehet “Gjyqësori Svarovski”, OBRM-PDUKM kërkon të ketë kontroll, jo drejtësi

Zgjedhja e Danka Ristovës, bashkëshortes së një kryetari të komunës nga OBRM-PDUKM, për anëtare të Këshillit Gjyqësor është konfirmim i gjithçkaje që LSDM ka thënë muajt e fundit. OBRM-PDUKM nuk është e interesuar për drejtësi, ata duan një gjyqësor që amniston kriminelët e tyre dhe persekuton të gjithë ata që kundërshtojnë regjimin e tyre, akuzojnë sot nga LSDM.

Synimi i kësaj qeverie është i qartë, tonë nga LSDM, partizim i plotë dhe kthim i “gjyqësorit Svarovski, i cili do të jetë vazhdim i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së.

“LSDM ka muaj që paralajmëron dhe ky nuk është rast i izoluar, por strategji e qartë e Mickoskit dhe partisë së tij për të shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit. Si në kohën e Gruevskit, ashtu si edhe sot, OBRM-PDUKM dëshiron që gjyqtarët të jenë vetëm pione që do të marrin vendime sipas direktivave partiake.


Po rikthehet errësira e së shkuarës, kur drejtësia heshti dhe qytetarët ishin dëshmitarë të shkeljes më të rëndë të shtetit ligjor.

Në vend që të ofrojë drejtësi dhe reforma, OBRM-PDUKM po e merr përsëri në duart e veta gjyqësorin – duke krijuar një “institucion” partiak që do të jetë prokuror, gjykatës dhe ekzekutor.

Qytetarët dhe LSDM nuk mund dhe nuk do të lejojnë uzurpimin e drejtësisë. LSDM u bën thirrje të gjithë qytetarëve, ekspertëve të pavarur, punëtorëve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile që të qëndrojnë të vendosur kundër këtij uzurpimi. Ky është një moment kur të gjithë së bashku duhet të tregojmë se drejtësia nuk duhet të abuzohet, se gjyqësori nuk duhet të jetë mjet në duart e asnjë partie politike”, thonë nga LSDM.

Maqedonia, shtojnë nga atje, duhet të ecë përpara, drejt një sistemi drejtësie të pavarur, transparent dhe profesional që do t’u shërbejë qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori