LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Janë fundosur të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së gjoja për ndryshimin e historisë

LSDM: Janë fundosur të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së gjoja për ndryshimin e historisë

Të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit, me të cilat shqetësonin qytetarët me muaj dhe tentonin të krijonin përçarje të reja, ranë në ujë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Me rekomandimet e miratuara të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, u bë e qartë se nuk ka asgjë të diskutueshme, të fshehur, nuk ka fshirje apo ndryshim të historisë sipas bullgarëve, siç kanë gënjyer Mickoski dhe OBRM-PDUKM.

Rekomandimet e miratuara për tekste të caktuara në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thonë nga atje.


Nga atje shtojnë se kjo i mohon gënjeshtrat e rënda të OBRM-PDUKM-së dhe tregon se OBRM-PDUKM dhe Mickoski duan të prishin procesin e zgjidhjes së çështjeve të hapura me Bullgarinë./Telegrafi/