Lotët e krokodilit
Togfjalëshi i lartpërmendur më shoqëron që kur fillova të kuptoj dhe perceptoj botën dhe proceset e ndryshme shoqërore-politike, por që të kuptoj domethënien e vërtetë arrita ta kuptoj pas më shumë se dy dekadave, edhe atë në përvjetorin e gjenocidit apo etnocidit të Srebrenicës. Në këtë kontekst, më kujtohen imazhet televizive të kafshës së quajtur krokodil, i cili shumë lehtë zinte gjahun e vet, i cili ishte natyrisht më i dobët, dhe arrinte që ta hante shumë lehtë kundërshtarin. Kësisoj, pas gëlltitjes së gjahut, krokodili qante me psherëtima, duke u dhimbsur për viktimën e tij, por pasi që gjallesa e bërë hi gjendej në brendësi të barkut të krokodilit.
Kësisoj, ky përshkrim, më ndihmoi që të filloj shtjellimin e veprimit të një njeriu, president të një shteti, duke bërë korrelacion me krokodilin, respektivisht të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, i cili në përvjetorin e lartpërmendur të Srebrenicës të mbajtur këtë vit, imitonte shkëlqyeshëm krokodilin, saqë edhe krokodili do t`ia kishte zili dhe lakminë Tadiqit. Të derdhësh lot në Srebrenicë, është akt human dhe njerëzor, njëkohësisht edhe katarsë shpirtërore dhe mentale, për një ngjarje që nuk e kap truri i njeriut. Kjo ngjarje makabër ku ishin vrarë dhe masakruar pa fije turpi, para botës së qytetëruar dhe demokratike 8000 mysliman, meriton një analizë dhe studim serioz nga analistë dhe historianë të pavarur, ku nuk mjafton përkujtimi i thjeshtë, apo derdhja e lotëve të krokodilit, po nevojitet një pranim që është kryer me vetëdije ky gjenocid, një kërkesë e faljes drejtuar popullatës myslimane të Bosnjës, si dhe një zotim për të mos përsëritur ngjarje të tilla, që nuk i kishte parë bota dhe njerëzimi që pas Luftës së Dytë Botërore.
Kësisoj teksa shihja presidentin serb Tadiq, më dilte përpara fytyra e kryekriminelit Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq gjatë viteve 1993, 1994 dhe 1995, teksa buzëqeshnin dhe dhimbseshin për popullatën civile myslimane, por vetëm para kamerave televizive, e në fakt masakruan dhe çmendën një popullatë të tërë. Imazhet e njëjta mund të hasen edhe tek krimet e kryera tek shqiptarët, ku kriminelët gjakftohtë paraqiteshin si “engjëj” të demonizuar që edhe demonin vet e frikësonin. Andaj Boris Tadiq duhet të tregojë dhe dëshmojë se:
1. është i gatshëm të kërkojë falje për gjitha krimet e kryera në Ballkan prej 1991 e gjer më sot, por edhe para 1991, sepse është pikërisht Tadiç, prodhim dhe relikt si politikan, i kuadrove që kryen këto krime;
2. është i gatshëm të kërkojë dhe të bëjë denacifikimin e Serbisë dhe të serbëve, e jo duke bredhur si qyqarë rrugëve dhe kuluareve diplomatike të tentojë të minojë pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës;
3. të dërgojë kriminelët serbë para Gjykatës së Hagës të cilët janë të shumtë dhe janë bile edhe të institucionalizuar dhe të rehabilituar nëpër institucione shtetërore;
4. të kërkojë dhe të punojë për një qetësim të situatës në Bosnjë, e jo të shfrytëzojë këtë për të vendosur bombë të kurdisur që do të prodhonte domino-efektin me Republikën demone Serbe;
5. të punojë në raport të avancimit dhe paqësimit me shtetet fqinje, duke përfshirë këtu edhe Kosovën;
6. të punojë për një stabilitet në Ballkan, sepse destabilizimi Ballkanit i vjen nga politika ekspansioniste dhe antiintegruese e Serbisë;
7. të frenojë dhe të mos përkrahë direkt apo indirekt qarqet nacionaliste qeveritare apo joqeveritare në Serbi, si dhe në pjesën e administruar serbe të Bosnjës, e cila pjesë fatkeqësisht dhe paradoksalisht u pranua nga faktori ndërkombëtar, duke e ditur se mund të përdoret si bombë në çdo moment, atëherë kur do t`i duhet qarqeve nacionaliste dhe ekstremiste serbe;
8. të iniciojë edhe ndërkombëtarisht ridefinimin e raporteve të acaruara shqiptaro-serbe dhe raporteve brenda federatës boshnjake, të avancojë të drejtat e komuniteteve tjera në Serbi, siç janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit;
9. të pranojë krimet e bëra në emër të idesë panserbe për një Serbi të madhe dhe të detyrohet të paguajë reparacione dhe dëme të shkaktuara viktimave kudo qofshin ato (lexo: sikur rasti i Gjermanisë e cila paguan borxhe dhe reparacione të luftërave botërore të shkaktuara nga vet ajo).
Kjo duhet të pranohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, sepse ndryshe nuk bën, ngase standardet e dyfishta nuk janë të nevojshme dhe funksionale. Përndryshe, lotët e krokodilit të presidentit serb Tadiq, nuk do të nevojiteshin për asgjë tjetër, përpos vetëm për të tharë barin e gjelbër në Srebrenicën e damkosur, syrgjynosur dhe të shkatërruar materialisht, fizikisht dhe shpirtërisht nga krimet e bërë nga dora kriminele serbe, dorë kjo që i takon njerëzve që kanë qenë të brezit të presidentit Tadiq dhe të tjerëve si ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër