Arben Krasniqi, përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në Basketboll, thotë se skuadra e tij është duke punuar intensivisht për t’u bërë gati për kualifikimet për Eurobasketin 2017.
Ai thotë se shumë shpejt do të dalë me listën përfundimtare të lojtarëve dhe se deri tash Federata e Basketbollit të Kosovës ka konfirmuar nëntë ndeshje kontrolluese.
Në Sportin Total të KTV-së, ai dhe sekretari i FBK-së, Leart Hoxha, kanë njoftuar se ekipi është në fazë intensive të përgatitjes dhe për planet e ushtrimeve me skuadrën e parë.
“Jemi duke punuar me intensitet të lartë dhe jemi duke u përgatitur që të kemi ndeshje sa më të mira në kualifikimet për Euro 2017. Prioritet i yni është që të kontaktojmë lojtarët që janë edhe në Kosovë edhe jashtë, që kanë mundësi që të luajnë”, ka thënë Krasniqi. “Deri më tani i kemi të konfirmuara nëntë ndeshje kontrolluese. Presim që në ditët e ardhshme t’i zyrtarizojmë edhe dy ndeshje. Prej 9 – 11 ndeshje. Krejt kjo sepse po mblidhemi për herë të parë dhe lojtarët nuk kanë luajtur shumë me njëri-tjetrin”.
Ndërkohë, Hoxha ka përmendur miqësoret me Maqedoninë, Estoninë dhe me pesë kolegje amerikane. Këto të fundit ka thënë se do të luhen në interval më të shkurtër kohor për të fituar eksperiencën e kualifikimeve.
Krasniqi ka folur edhe për përpjekjet e tij për të marrë lojtarë nga jashtë dhe ka theksuar problemet me Erjon Kastratin dhe Federatën e Sllovenisë.
“Ne kemi pasur takim me Erjon Kastratin dhe babanë e tij, para një muaji e gjysmë, që ishin shumë korrekt dhe kanë shprehë dëshirën që të luajë për Kosovën, por ka pas presion nga Federata e Sllovenisë që të jetë në listën e gjerë të tyre, edhe pse e dimë që Sllovenia ka lojtarë edhe të NBA, andaj e ka vështirë të futet”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se ka lojtarë që kanë refuzuar ofertën për ekip dhe se ka edhe vështirësi tjera për t’i grumbulluar të gjithë lojtarët.
Ai po ashtu ka thënë se ekipin do ta forcojë edhe me një amerikan, në pozitën e qendrës.
“Jemi duke i përcjellë katër-pesë basketbollistë amerikanë. Kemi të drejtë të natyralizojmë një dhe mbetet të shohim cilin. Ma shumë na duhet në pozitën e qendrës, jemi edhe në pozitën e organizatorit, por më shumë na duhet për qendër”, ka shtuar ish-trajneri i Prishtinës.
Krasniqi dhe Hoxha kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë lojtar të Shqipërisë që do të luajë për Kosovën dhe se asnjë nga Kosova nuk do të luajë për Shqipërinë. Rast i tillë ishte përfolur për një kohë të gjatë Gerti Shima.
“Ka lojtarë të Shqipërisë që luajnë që dhjetë vjet dhe janë shumë të interesuar të luajnë për Kosovën. Nuk kemi dëshiruar ta bëjmë situatën më serioze se që është. I kuptojmë si tentime individuale të trajnerit dhe jo si të Federatës së Basketit në Shqipëri. I konsiderojmë si partnerë. Duam t’i mbajmë marrëdhëniet e mira. Nuk kemi marrë përgjigje nga kjo federatë, sepse kanë pas zgjedhje, dhe besoj se javën e ardhshme do të mbajmë një takim të përbashkët dhe nëse kuptojmë që e kanë politikë zyrtare se duan të marrin lojtarë të Kosovës, duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë”, ka thënë Hoxha duke shtuar se beson se kjo është vetëm ambicie e trajnerit të Prishtinës, Antonis Constantinides, dhe se nuk ka lojtarë të Kosovës që do të shkojnë për Shqipërinë.
“Nuk është e drejtë edhe korrekte. Ne kemi menduar qe ata nuk marrin pjesë në kualifikime, por kur kemi marrë vesh nuk e kemi ftua asnjë lojtar të Shqipërisë për të luajtur për Kosovën. I kemi ndal përpjekjet si e kemi marrë vesh që ata luajnë për kualifikime”, ka thënë selektori i Kosovës duke shtuar se në asnjë mënyrë nuk do të marrë lojtarë të Shqipërisë në përfaqësuesen e Kosovës.
“Të gjithë do të jenë nga Kosova”, ka thënë ai.
Përfaqësuesja e Kosovës do të garojë në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Kosova do të luftojë për dy vendet e para në grup që e dërgojnë në Kampionatin Evropian. Ndeshjet do të zhvillohen prej 31 gusht deri më 17 shtator 2016 me sistem vajtje-ardhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa